Author: admin

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e përgjegjëses së sektorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU. Alketa Hoxha njihet për dallaveret që ka bërë me faljen e gjobave në komisionin e apelimit që ka funksionuar pranë AKU, duke filluar që në kohën e drejtimit të këtij institucioni nga Robert Lili, Bledar Skenderi. Madje si personi që bënte argumentimin juridik të faljes së gjobave dhe hedhjes poshtë të punës së inspektorëve, ka qenë pjesë e komisioneve për faljen e gjobave në vlerat 20 milion deri…

Lexo më shumë

Për të hetuar politikanët dhe prokurët e korruptuar, abuzimet me tenderat, apo fshehjen e pasurisë nga zyrtarë të vendit, Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ndihmë edhe nga drejtësitë e vendeve të huaja. Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të SPAK, vetëm gjatë vitit të shkuar kjo strukturë ka drejtuar 163 kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të 32 shteteve të huaja për një gamë të gjerë veprash pebnale. Lista e atyre nga të cilët SPAK ka kërkuar informacion apo dikumente përmes letër-porosive përbëhet nga vendet fqinje dhe vende të Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as ato në Amerikën Latine e…

Lexo më shumë

Jemi në Durrës në vitin 1994, dy vite pas rënies së komunizmit ku shumica e durrsakëve e kishin mendjen për tu larguar nga vendi. Dhjetëra mijëra ishin larguar nga ky qytet, i cili ishte porta dalëse drejt Italisë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë. I gjithë ky largim masiv zhvillohej në paligjshmëri dhe nga trafiku i shqiptarëve drejt brigjeve italiane gjeneroheshin të ardhura të shumta dhe ishte e ardhura kryesore e grupeve kriminale në atë kohë. Në vitin 1994 flitet për herë të parë për organizimin e bandës së Durrësit e cila në atë kohë drejtohej nga Lulzim Berisha dhe…

Lexo më shumë

TIRANË- Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Më poshtë janë afatet dhe reformat: Mjedisi i biznesit Një vlerësim i të gjitha përjashtimeve tatimore me synimin për të vendosur nëse ndonjë masë mund të hiqet gradualisht dhe me synimin për të marrë vendim nëse mundësohet përdorimi i grupeve të të dhënave nga palët e treta për hetimin e pasurive të pajustifikuara (Qershor 2025). – Përfshirja në Strategjinë Afatmesme të të…

Lexo më shumë

Gazetari Bledian Koka, zbuloi emrat e tre personave të cilët janën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe një pjesë e materialeve të hetimit të tyre, u hakeruan përmes email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe iu dërguan disa gazetarëve. Sipas Kokës, materialet e hakeruara janë nga dosjet për ish-ministrin dhe deputetin socialist Damian Gjiknuri, pronarin e “Spitalit Amerikan”, Klodian Allajbeu dhe të Ornela Imeraj, një njeri i besuar i “oligarkut” Allajbeu. Koka ngriti dyshime se SPAK urdhëroi menjëherë mediat që këto dosje të mos publikoheshin, por lejoi sipas tij, publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, kjo…

Lexo më shumë

Dalin përgjimet “e nxehta” të Veliajt, i cili i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit. Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S., që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë. “Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme ka futur në panik politikën. Ditën e djeshme u publikua raporti vjetor i SPAK për vitin 2024 dhe bëhej me dije se janë aktualisht nën hetim 33 funksionarë të lartë shtetërorë. Sipas të dhënave të SPAK, nën hetim është një ish-kryetar Kuvendi që është dërguar për gjykim, si dhe një ish-kryeministër, i cili është nën hetim. Në pamje të parë mendohet se për ish-kreun e Kuvendit është Meta. Por nëse shohim të dhënat, në fakt nuk përputhen. SPAK njofton se ish-kreu i Kuvendit është dërguar për gjykim. Në fakt Ilir Meta është nën hetim dhe nuk është…

Lexo më shumë

Nga Samir Mane, te Dulakët, Luan Muça, Gjikuria dhe Carapuli, biznesmenët që do të furnizojnë resortet me ujin e Tragjasit. Një dokument i emërtuar “Raport teknik i vlerësimit të nevojës për ujë”, i hartuar me porosi të Bashkisë së Himarës në gusht të vitit 2023 nga studioja “Grama Consulting &Engineering”, tregon se ujësjellësi i ri i tragjasit do të shërbejë ekskluzivisht për furnizimin e zonave të investimeve strategjik në Draleo, Drimadhes dhe Dhërmi, pa përfshirë fshatrat ekzistues në Palasë, Gjilekë, Kondraq dhe Dhërmi. Sipas dokumentit, nga ujësjellësi i ri do të përfitojnë 3 projektet e kompleksit Green Coast në Draleo/…

Lexo më shumë

Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të pullave fiskale me kompaninë zvicerane SICPA. Në të njëjtin njoftim u tha se shërbimi do të shtetëzohej dhe se kostoja për bizneset dhe qytetarët do të lehtësohej. Gati një vit më vonë, njoftimi rezulton gjysmë i vërtetë dhe kompaninë private që disa muaj më parë e nxorri nga dera, Qeveria e ka rikthyer nga dritarja. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i krijimit të kompanisë Albtrace CO, ku shteti shqiptar ka 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind të tjera janë në pronësi…

Lexo më shumë

Në Kepin e Rodonit është dhënë miratimi për ndërtimin e një kompleksi turistik që përfshin 17 vila dykatëshe, një hotel me lartësi nga 2 deri në 4 kate dhe një parkim nëntokësor me dy kate. Ky projekt do të zhvillohet nga kompania “Doma Co” sh.p.k. Prona e zhvillimit është 11.232 m2 dhe ndodhet në pjesën veriore të Kepit të Rodonit, Durrës. Kompania është në pronësi të Selim dhe Dorian Domës, ish JEDA e Bujar Dodës. Firma e cila të bën “dëmin”, ndërtuese e pallateve pa kollona në Durrës të cilat u shembën si të qenë bërë prej muresh kartoni, që…

Lexo më shumë