Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjyq zyrtarë të ASHK-së, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit për legalizimin e 3 objekteve në Palasë në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i Prokurorisë: Legalizuan në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq zyrtatët e ASHK-së, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit. Nga hetimet…
Author: admin
Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia, ndërkaq kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”. Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve. “Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të…
Njerëz të drejtësisë të përfshirë në pastrim parash…Shqipëria vijon të jetë çerdhe për pastrimin e parave. Departamenti i Shtetit në çdo raport e ka ngritur alarmin dhe fusha ku hidhet më shumë para e pistë është ajo e ndërtimit. Agjencia e Inteligjencës Financiare, ka publikuar raportin vjetor të vitit që lamë pas, ku bën me dije se ka identifikuar 234 raste për pastrim parash.“Vlen të theksohet se pesha më e madhe e rasteve të dërguara nga AIF, i janë adresuar DPPSH, si organi ligjzbatues kryesor në vend dhe i specializuar për kryerjen e veprimeve hetimore. Ndër rastet e dërguara në…
Ndërsa qytetarët konsumuan fileto pule të infektuar me salmonelë, të importuar nga Brazili nga kompania “AMG FOOD” (marka “diMal”), Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, vendosi të dalë në televizor jo për të kërkuar falje, por për të dhënë një justifikim që ka lënë pa fjalë opinionin publik: “Salmonelë ka në gjithë botën. Vitin e kaluar në Europë u raportuan 77 mijë raste!” Me pak fjalë, nuk ka problem që mish i kontaminuar u fut në Shqipëri dhe përfundoi në tryezat e qytetarëve pa dalë analizat – sepse, sipas ministres, “kështu ndodh kudo”. “Salmonela dhe shumë sëmundje të tjera të cilat…
Tre prokurorë të posaçëm, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, kanë hetuar veten e tyre për 8 muaj për nxjerrje sekreti hetimor, para se ta dorëzonin rastin tek dy kolegë të tjerë të tyre, në një situatë që ngre dyshime të forta për konflikt interesi. Gjatë vitit 2023, prokurorët Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, po hetonin një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, e bazuar në komunikimet e grupeve të dyshuara kriminale nëpërmjet platformave të enkriptuara, “SKY/ECC”. Në 10 dhjetor të atij viti, grupi hetimor konstatoi se gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, kishte publikuar akte proceduriale nga…
Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano. Dumani ka treguar edhe një episod me policin e ndjerë Dritan Lame, që siç tregon i penduari i drejtësisë e ka dhunuar. “Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se…
Në planet vendore të bashkisë së miratuar nga Erion Veliaj u shpik një rrugë, ndërtimi i së cilës rriste vlerën e pronës së zotëruar nga familja Xoxa, ndërsa projektin e ndërtimit të pallatit e hartoi miku i saj, Alban Eftimiu. Gjykata e Tiranës shpalli si të paligjshëm ndërtimin e një rruge, të miratuar nga Bashkia e Tiranës, e cila i hapte shtigje zhvillimit të një prone të poseduar fillimisht nga Ajola Xoxe dhe më pas nga të afërmit të saj, në qendër të Tiranës. Pas hetimit gjyqësor rezultoi se Plani përmbante fakte të falsifikuara, pasi rruga “Hajdar Kërçiku” nuk ekzistonte në terren dhe…
Prej më shumë se një muaji, landfilli i Sharrës, i menaxhuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nuk pranon depozitimin e dherave dhe inerteve të krijuara nga ndërtimet në Tiranë, me argumentin e “ezaurimit të hapësirës”. Vendimi ka krijuar një lloj krize në aktivitetin e kompanive të ndërtimit në Tiranë, pasi janë gjendur përballë një situatë, ku nuk kanë ku të depozitojnë dherat. Kur ka një “krizë”, qeveria ka gjetur gjithnjë zgjidhjen me koncesion. Edhe “kriza” më e re e dherave duket se do të krijojnë një koncesion të ri. Thuhet se qeveria po projekton një kontratë koncesionare…
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritje në muajin Mars 2025 me ritme të larta se mesatarja e përgjithshme. Instituti i Statistikave raporton se indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars arriti në 2.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2.3%.Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë kanë pësuar më shumë rritje pasuar nga nëngrupi zarzavate. Për familjet shqiptare shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të…
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Publikimi i listës përfundimtare të votuesve nga Ministria e Brendshme nxori në dritë edhe vendvotimet e posaçme të politikanëve. Këtë herë, Erion Veliaj nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por në burgun e Durrësit nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Sipas listës së zgjedhësve, ai është i 182 në qendrën e votimit 14-2202. Ligjërisht, vendi i votimit lidhet me vendbanimin dhe nëse kryebashkiaku i Tiranës do të konsiderohet si i transferuar në Durrës,…