Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, me kapele në kokë, teksa fytyrën e ka mbuluar me një maskë kirurgjikale. Këto detaje kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se personi i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, është vrasësi i Renato Hoxhajt. Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me…
Author: admin
Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste. Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte…
Në qytetin e Elbasanit ku pothuajse çdokush ka një të afërm në administratë, fushata elektorale po zhvillohet sipas partive të opozitës nën presion, frikë dhe nën hijen e grupit të Suel Çelës, ndërkohë që Partia Socialiste në qeveri pret rritje votash dhe i konsideron akuzat si “alibi për humbjen’. Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i liderit të opozitës, Sali Berisha, kumbon nga ekrani mëngjesin e së hënës. “Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare,” akuzon Berisha pas…
Një nga ndërtimet më ikonike të Tiranës pritet të asgjësohet me një të rënë të lapsit. Ashtu siç po ndodh me prona të tjera shtetërore, ku në vend të tyre po ndërtohen kulla të stërmëdha nga firmat private. Rritja e çmimeve për metër katror në kryeqytet ka rritur kërkesën për troje dhe, pasi mbaruan trojet e privatëve, oligarkët dhe ata që i mbështesin në qeveri i kthyen sytë nga pronat shtetërore. Me vendime tepër të diskutueshme, ku çdo gjë po shitet dhe po blihet, Korporata e Investimeve Shqiptarë tashmë është bërë e preferuara e biznesmenëve, duke pasuar edhe Agjencinë e…
Në një vend ku njerëzit paguajnë sigurime nga halli, jo nga dëshira, Eurosig ka ditur të përfitojë më mirë se kushdo nga ky sistem tërësisht i prishur. Shfaqet me zyrat e veta luksoze, me reklama që flasin për “besim dhe garanci”, por sapo vjen puna te zbatimi i këtyre fjalëve, gjithçka zbërthehet si një kartolinë propagandistike. Në Shqipëri: Ligjërisht i fuqishëm, praktikisht i padukshëm kur ke nevojë Qytetarët shqiptarë që kanë pasur “fatkeqësinë” të kenë një dëm të mbuluar nga Eurosig, tregojnë histori të njëjta: sorollatje pafund, dokumente të humbura, përgjigje arrogante nga zyrtarët dhe dëmshpërblime qesharake që nuk mbulojnë…
Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton. Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të rënda. Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Insektet e vogla duket si do i “hanë kokën” kreut të KPP-së. Sipas dokumenteve, Myzyri nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka dalë…
Një skandal mjedisor me përmasa të rënda po zvarritet në heshtje në Porto Romano, ku 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike të eksportuara nga kompania Kurum janë kthyer nga Tajlanda dhe ruhen prej muajsh nën mbikëqyrjen e policisë. Megjithëse dyshohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe janë eksportuar pa miratim nga vendi pritës, hetimet janë futur në një ngërç të frikshëm që sipas burimeve po zvarritet me ndërhyrje nga lart, kurse kompania shpërndau çanta me para në media dhe gjetkë për të mbyllur çështjen. Mostrat që s’merren, laboratorët që “nuk gjenden” “Nëse do ta vrasësh një çështje, zvarrite. Disa heshtin, disa…
Duke filluar nga e premtja e javës së kaluar, një problem, në dukje tekni në faqen e-Albania, ka krijuar një lloj kolapsi në pajisjen e subjekteve tregtar me aplikimin për leje ndërtimi apo për licensa të ndryshme. Sipas informacionit rezulton se sistemi elektronik që menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nuk përgjigjet, duke rrezikuar përmbushjen e afateve ligjore nga aplikuesit. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Me krijimin e bazës së të dhënave të AKSHI-it, subjektet tregtare, mes të cilëve kompanitë ndërtuese, duhet të aplikojnë pranë e-albania për t’u pajisur me lejet e ndërtimit. Gjatë procedurës administrative, institucionet lokale…
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hapi një hetim zyrtar në Shqipëri mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga programi IPARD-II (2014–2020), pas denoncimeve të shumta. OLAF zbuloi se mbi 33 milionë euro të fondeve të BE-së janë përdorur në mënyrë të paligjshme ose të korruptuar. Hetimi zbuloi manipulime sistematike në përfitimin e granteve: 1. Oferta të falsifikuara, 2. Rritje të qëllimshme të kostove, 3. Kërkesa për pagesa të fshehta ndaj “zyrave konsulente”, 4. Përfitues të lidhur politikisht. Pas zbulimit të manipulimeve sistematike, Komisioni Evropian, në vitin 2023, pezulloi pagesat nga fondi IPARD-II. Po ashtu, ngriu edhe programin e ardhshëm IPARD-III…
I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo hedh akuza të forta ndaj kryebashkiakut Skrapar, pas takimit me banorët e Skraparit. “Kryebashkiaku Adriatik Mema po pasurohet me guroret e paligjshme dhe prerjet e pyjeve. Mema po terrorizon banorët e Skraparit, i kërcënon me kempin, me ndihmën ekonomike dhe me vendet e punës”, tha ai. I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo ka hedhur sot akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Skraprit Adriatik Mema. Pas takimeve me banorët e Skraparit, Eno Bozdo ka akuzuar si hajdut kryebashkiakun Adriatik Mema, duke deklaruar se ai po pasurohet me…