Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare të aktivitetit në vendin tonë. Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin…
Author: admin
Përveç ministrave e deputetëve, petalet e sotme të PS, si model karriere përmes elozheve kanë ish-magazinieren nga Shkodra, e cila u bë deputete e ministre, pasi e quajti Edi Ramën “Zeus i Shqipërisë”, ndërsa Bora Muzhaqi u bë ministre, me termin satirik, “Ylli Polar i Ballkanit”… U kaluan me humor, ulërimat e disa të rinjve, që deklaruan me histeri e krenari, se janë petalet e trëndafilit, por dhe me ditirambe deri në hyjnizim të figurës së Edi Ramës, duke e quajtur dielli rreth të cilit rrotullohet PS-ja, politika dhe Shqipëria. Këto deklarime u përcollën me humor në media e rrjetet…
Kreu i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj, ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adritatik Lapaj. Ai ka publikuar një dokument ku pretendon se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”. Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij…
Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit, është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale. Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Skema e mashtrimit Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë…
Këngëtari Jozef Marku, i thirru ndryshe Jozi, është përjashtuar nga gara e “Big Brother Vip Albania 4”. Këtë vendim produksioni e ka marrë pas deklaratës skandaloze të Jozit ndaj Gjestit, duke e ofenduar këtë të fundit pas spektaklit të djeshëm gjatë darkës mes banorëve. Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.…
I njohur si ‘mjeshtri i arratisjeve’, anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula u vu në pranga në Tiranë, pas dy arratisjeve të bujshme në 2016 nga komisariati i Krujës dhe në 2022 nga burgu i Trevisos në Itali. Arratisja e 30-vjeçarit shqiptar në qershor 2022 nga Italia bëri bujë për mënyrën e sofistikuar, pasi sharra me të cilën preu hekurat e qelisë i erdhi me dron dhe në gjithë këtë skemë, dyshohet se u ndihmua nga anëtarë të klanit mafioz Ndrangheta. Jo vetëm nga Italia, por Edison Pula rezulton i dënuar edhe nga autoritetet shqiptare me 14 vite burg, për 6…
SPAK kërkon deklarimin e fajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu, kërkohet edhe dënimi i tij me 1 vit burg, si edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Duro nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht është kërkuar konvertimi i dënimit me 3 vjet shërbim prove.
Brenda janarit duhet të kishin përfunduar të gjitha hyrjet dhe daljet e unazës së madhe të Tiranës. Por vepra që u hap për qarkullim në fundvit vijon të jetë kantier. Punimet për unazën e Tiranës kanë nisur në vitin 2010. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, vepra nuk është përfunduar. Por ky fakt nuk e pengoi qeverinë të vazhdonte traditën e ‘inaugurimeve’ të bujshme në vepra të papërfunduara prag zgjedhjesh. Më 30 dhjetor u hap për qarkullim pjesa veriore e unazës së madhe të Tiranës-segmenti me 7 lote që plotëson rreth 29 kilometrat e gjithë perimetrit të veprës. “Duke nisur nga sot, unaza është…
Të hënën, kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashksië Tiranë Erion Veliaj, prezantuan në Qytetin Studenti dy konvikte të reja. Kreu i qeverisë i cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme për brezin e ri, teksa ai dhe kryebashkiaku Veliaj ndanë idenë se godinat në verë “mund të kthehen në instrumente investimi, duke u shndërruar në Airbnb për turistët”. Por investimi te konviktet “Nr. 16” dhe “Nr. 18”, në fakt është i qeverisë gjermane përmes Unionit Kreditor për Rindërtim (Kreditanstalt für Wiederaufbau, njohur me akronimin KfW), të cilët kanë investuar dhe në godina të…
Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro. Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas…