Author: admin

Bazuar në disa investigime mediatike, evidenca dhe denoncime, Endri Puka vizatohet si një nga abuzuesit më të famshëm dhe të frikshëm në historinë e Albpetrolit, kompanisë shtetërore të naftës. Puka njihet si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhimën, i certifikuar nga Gjykata e Strasburgut si zhvatës i fondeve publike, duke përdorur mandatin e deputetit. Aferat korruptive të Endri Pukës në krye të Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018, me kompanitë private të naftës dhe me kosto dhjetëra milionë euro, janë denoncuar me evidenca dhe janë një sfidë për SPAK-un. Puka del edhe në disa dosje të SPAK, sidomos atë për…

Lexo më shumë

Ish-presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi ka bërë deklarata të forta për rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në korrupsion, eliminime politike dhe skandale shtetërore. Laçi në një intervistë për gazetën “SOT”, ka rrëfyer sesi është kërcënuar për të mos denoncuar aferën e kompleksit “Partizani”, sesi është përballur me presionet e strukturave shtetërore dhe si Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për këto çështje. Sipas tij, Berisha zbatoi në 2011 urdhrat që mori nga spiunazhi serb dhe grek në ’97. Intervista: -Z. Laçi, keni dëshmuar në SPAK disa episode se si jeni kërcënuar në emër të Berishës nga familjarë të tij,…

Lexo më shumë

Edison Elezaj, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, është arrestuar sërish nga autoritetet, pasi akuzohet për shkelje të masës së arrestit shtëpiak të caktuar nga gjykata për një vepër tjetër penale. Sipas burimeve zyrtare, ai pritet të dalë para gjykatës këtë të premte për caktimin e masës së sigurisë. Në korrik të vitit 2024, Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë në restorantin luksoz “Savoy Garden”, i pozicionuar në kompleksin “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës, Tiranë. Gjatë festës, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip “TT” pa leje, duke plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje:…

Lexo më shumë

Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli ekonomike. Me një pagë shtetërore dhe pa ndonjë biznes të deklaruar, ai arriti të ndërtojë një portofol të lakmueshëm pronash. Apartamente, dyqane dhe një vilë luksoze, të gjitha të grumbulluara me një aftësi të rrallë për të gjetur marrëveshjet më të mira në treg. Për qytetarët e zakonshëm, mbetet pyetja: pse të lodhesh me kredi dhe punë të rëndë, kur mund të gjesh një vjehërr bujar apo një kontratë që vetë banka do ta kishte zili? Madje, Dumani pati fatin të jetojë falas për dy vite në një…

Lexo më shumë

Qeveria vijon të japë pa garë miliona euro për oksigjenin mjekësor, në procedura tepër të dyshimta të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitalit Universitar, Rajonalë apo Lokalë. Një skemë e pastër, ku firma që “plotëson” dokumentet dhe ka punë të ngjashme, ka ndarë prej vitesh këtë treg, duke eliminuar garën dhe duke marrë çdo qindarkë të firmosur anë e mbanë Shqipërisë. Pavarësisht se institucionet kontrolluese dhe ligjzbatuese po verifikojnë disa procedura, këto spitale janë të “detyruar” që të zbatojnë një udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë që i “urdhëron” që tenderët t’ia japin firmës; MESSER. Javët e fundit pati edhe…

Lexo më shumë

Dikur, rrugët e Hasit ishin të gjalla, të mbushura me fëmijë dhe të rinj. Por sot, ato rrugë janë shndërruar në zbrazëti pa fëmijë, pa të rinj… pa jetë. Papunësia e lartë dhe varfëria që dominon këtë qytet kanë bërë që shumë prej tyre të detyrohen të braktisin atdheun dhe të kërkojnë mundësi në perëndim. Të rinjtë e Hasit i kanë sytë tek emigracioni me destinacion Britaninë e Madhe. Nuk ka familje që të mos ketë të paktën një anëtar që ka emigruar në Britani. Ky fenomen nuk është thjesht një pasqyrim i mungesës së mundësive vendase, por një dëshmi…

Lexo më shumë

Në seancën në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani, i cili është i penduar i drejtësisë, gjatë dëshmisë së tij, ka nxjerrë emrin e një zyrtari policie, që sipas tij ka bashkëpunuar me krimin e organizuar. Nuredin Dumani ka përmendur se një zyrtar i policisë informonte Henrik Hoxhajn për lëvizjet e shtetasit Oti Kilja. Sipas Dumanit, Hoxhaj më pas i përcillte të gjitha informacionet e marra nga oficeri te ai. Kush është Nuredin Dumani? Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si…

Lexo më shumë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në qendër të vëmendjes për akuza dhe hetime të ndryshme, por një tjetër episod i pazakontë ka dalë në dritë: dëshmia e një dadoje nga komuniteti filipinas, e cila pretendon se ka qenë e përdorur për të spiunuar dhe mbledhur informacion mbi Ahmetajn dhe familjen e tij. Sipas dëshmisë së publikuar nga Ahmetaj fillimisht, e më pas në një dokument të shfaqur nga Syri.net, dadoja deklaron se është punësuar në Shqipëri në kushte të rregullta dhe me një kontratë pune që përfshinte pagën, akomodimin dhe sigurimin shëndetësor. Por ajo pretendon se gjatë punës së saj…

Lexo më shumë

Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret më të mëdha të historisë shqiptare: A ka dhe nëse ka, ku është diploma e maturës e Belind Këlliçit? Ky hetim i thelluar, më intrigues se kodi i Da Vinçit dhe më i ndërlikuar se dosjet e Sigurimit, solli thirrjen e nëndrejtoreshës së shkollës “Harry Fultz” në prokurorinë speciale. Kjo “diplomë”, me sa duket, është më e shenjtë se Kushtetuta dhe më e vështirë për t’u gjetur se thesari i Ali Pashë Tepelenës apo ai i pronarëve te…

Lexo më shumë

Krahas planit për t’u katapultuar në formë të paligjshme në krye të RTSH, drejtoresha e komanduar e RTSH, Aurora Polo ka firmosur dy kontrata të dyshimta me vlerë 110 mijë euro, për blerje filmash, me Zamir Sukniqin, një personazh i arrestuar për vetëgjyqësi. Kontratat janë nënshkruar me kompaninë Albatrade shpk, me administrator dhe pronar Zamir Sukniqin. Kompania është themeluar në shtator 2024 dhe ka nisur të marrë para nga RTSH dy muaj më pas. Kontrata e parë është kopsitur me shpejtësi në dhjetor 2024. Kontrata e dytë, me numër protokolli 257/8, mban datën 24 janar 2025, tri ditë para se…

Lexo më shumë