Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i është futur me kokë pazareve për të të ndarë milionat e procesit zgjedhor, te miqtë dhe shokët e tij e nëpërmjet tyre fut llokmat në xhep, duke sajuar shërbime elektorale që bien “erë” vjedhje. Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 10 shkurt 2025, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se ka zhvilluar tenderin, me objekt ‘shërbime edukimi të votuesve gjatë fushatës, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025’. Këtë tender me vlerë kontrate 484 milionë lekë me TVSH, Ilirjan Celibashi ia ka dhënë kompanisë “ALBARTEX”, që sipas regjistrit tatimor, rezulton se është në…
Author: admin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka zbuluar prapaskenat e dosjes hetimore të ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha tha se dosja ndaj Veliajt u kompletua nga qeveria, konkretisht nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas Berishës, i kishte vënë përgjues Veliaj dhe të shoqes, Ajola Xoxës, në bashkëpunim me ish-zyrtarin e lartë të policisë, Oltion Bistri. “Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në X. Ai shprehet se nëse SPAK dhe GJKKO nuk respektojnë të drejtat e njeriut atëherë ky do të ishte dështimi më i madh në drejtësi. Ai shton se pavarësia e SPAK dhe GJKKO është jetike për standardet demokratike të vendit Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një audio regjistrim të bërë nga qelia thotë se ndaj tij janë bërë presion sot në orët e para të ditës dhe po kërcënohet teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin. Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Rama, që sipas tij është një skizofren, i kërkohet që ti bëjnë një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë edhe bukën. “Gardianët e Ramës dhe Dumanit më ndërprenë bukën, erdhën në qeli dhe më kontrolluan fizikisht” thotë Meta. Deklarata e Ilir Metes nga qelia: Të dashur qytetarë, Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë…
Jo shumë e interesuar për të ndjekur takimin e Edi Ramës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, ishte numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Rastësi apo e qëllimshme nuk dihet me saktësi, fakt është që Balluku mungoi në vendin ku qëndron zakonisht në atë sallë, pranë Taulant Ballës. Fakt që mund të verifikohet lehtësisht duke parë videon live të takimit në Kryesinë e Kuvendit. Nuk është sekret publik lufta e heshtur e saj politike me Erion Veliajn dhe nuk do shumë fantazi për të menduar se mbasë burgosjen e tij ajo po e shijon më shumë se…
Këtë të mërkurë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar SPAK-un, duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin. Rama ka ironizuar mbledhjen e të dhënave nga autoritetet hetimore, duke thënë se tashmë “kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë”dhe duhet të përqendrohen te faktet. “Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK…
Kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak sot teksa u shpreh se njeh njerëz që janë intimiduar nga drejtësia. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar ai tha se për këtë është gati për të dëshmuar. Rama kërkoi prova për dosjen e Erion Veliajt. “Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu apo fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët, duhet minimalisht të tregosh fustanet dhe bizhutë. Nuk kemi më as ca diskutojmë as ca vëmë në dyshim. Provat, është…
Ish-ministrja e Shëndetësisë dhe sot Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për abuzime me tenderat publikë në fushën e mjekesisë. Megjithëse raportimet e mediave dhe auditimet kanë zbuluar shkelje të shumta në prokurimet shtetërore, organet e drejtësisë së re vazhdojnë të heshtin, duke ngritur dyshime mbi pandëshkueshmërinë e figurave të larta politike. Sipas denoncimeve të ndryshme, gjatë periudhës që Manastirliu drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë tendera me vlera marramendëse për pajisje mjekësore dhe medikamente, shpesh me çmime të fryra dhe pa garë reale mes kompanive. Shumë prej ketyre kontratave dyshohet se i…
Të jemi të qartë qysh në krye të herës: as i pari s’duhej mbajtur në shtëpi dhjetë muaj pa akuzë, as i dyti s’duhet trajtuar si në kohën e komunizmit, kur vinte gazi i degës së brendshme e të çonte në burg “pa afat”. Për të qenë edhe më tej të qartë, as Ilir Meta s’duhej kapur për leckash si kriminel në mes të autostradës dhe as Ilir Beqaj s’kishte pse sillej me pranga në duar mes tunelit të kamerave në Parlament, vetëm që prokurorë e gjykatës të merrnin lëvdatat e lehta të rradhës nga populli i rrjeteve sociale. Hetime…
Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Ajo ka shpjeguar marrëdhëniet me çiftin Veliaj-Xoxa, ndërsa është ndalur edhe tek rastet ku sipas saj artistë janë intimiduar nga ana e organit të akuzës. Bushka: Faleminderit që më dhatë mundësi të shprehem para jush. Përfshirja e emrit tim është një lajm që e kam dëgjuar nga media përmes një deklarate nga SPAK. Si person që i ka dedikuar jetën ligjit, kam punuar me dinjietet, institucionet e reja të drejtësisë. Dhe…