Author: admin

Nje tender me vlere 1.2 milione euro per shërbimin e pastrimit te Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” ne Vlore ka ngritur dyshime serioze mbi integritetin e procesit te prokurimit publik. Tenderi i organizuar nga Operatori i Blerjeve te Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, eshte fituar nga kompania REJ, ne pronesi te Luan Kaprit dhe Gzim Salillari, ky i fundit i njohur ndryshe si Gzimi i Kashtes, nje emer i lidhur me trafikun nderkombëtar te droges. Vlera e shpallur fituese ështe 101,964,145 leke pa TVSH ose reth 1.2 miliarde leke te vjetra – nje shume që perben 75.3% te fondit limit,…

Lexo më shumë

Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në vështirësi, ndërsa mungojnë garancitë ligjore që pengojnë kthimin e këtyre aseteve në duart e grupeve kriminale. Pastrimi i parave nga grupet e krimit të organizuar vlerësohet si një nga rreziqet kryesore për sigurinë dhe ekonominë e Shqipërisë, e megjithatë, vendi përballet me probleme të shumta në luftën kundër aseteve të paligjshme. Edhe pse statistikisht numri i pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit, institucionet përgjegjëse po hasin vështirësi në administrimin…

Lexo më shumë

Elegjia e Edi Ramës për Erion Veliajn po bëhet gjithnjë e më qesharake ditë pas dite teksa dalin në dritë fakte të reja. Një burim i mirëinformuar nga brenda Bashkisë Tiranë e që ishte pranë Veliajt mesditën e së hënës. Episod që tregon shumë për prapaskenat e vendimit që çoi në arrestimin e kryebashkiakut. Njerëzit e SPAK që ia behën zyrës së Veliajt, pas prezantimit e komunikimit të arsyes përse ishin aty, i kërkuan atij që të shkonte pas tyre. Por Veliaj bëri rezistencë fillimisht duke shprehur jo pak habi për atë që po i shihnin sytë dhe në një…

Lexo më shumë

Në dosje thuhet, se Tom Doshi, i lidhur në interesa e aleancë qeveritare me kryeministrin Edi Rama, trafikon njerëz me pasaporta false, bën trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për vrasje rivalësh, nëpërmjet organizatës së tij “Sindikata Shqiptare e krimit”, me aktivitet domunies në Australi e Angli dhe fije në Shqipëri e Ballkan… Ish-deputeti “non grata” nga SHBA e Britania, Tom Doshi, kryetar i Partisë Social Demokrate, të blerë nga ish- kryetari Skënder Gjinushi, deklaroi se do do ri-kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe do jetë deputet i partisë që drejton.Këto 4 vite jashtë parlamentit, Tom Doshi…

Lexo më shumë

Nga qelia kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i ashpër ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Pa harruar Sali Berishën. Veliaj shprehet se do të provojë me letra nga burgu se prokurori i SPAK nuk ka asnjë fakt kundër tij. Kryebashkiaku po ashtu e konsideron seancën gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë për të si “thertorja” e Erjon Banit. “Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall? Se për…

Lexo më shumë

GJKKO dhe SPAK i janë drejtuar me një shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. GJKKO dhe SPAK kërkon informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë nga strukturat e policisë për mungesën e masave të sigurisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Mbështetësit e Veliajt bllokuan rrugën, por edhe automjetin e shoqërimit të Veliajt nga qelia në gjykatë dhe anasjelltas, si dhe qëndruan për orë me radhë duke brohoritur para dyerve të GJKKO teksa zhvillohej…

Lexo më shumë

Një kompani shqiptare ka akuzuar Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për paracaktimin e fituesit të tenderit 730 mijë euro për sistemin e monitorimit me kamera të degëve doganore. Përmes një ankese të dërguar në Komisionin e Prokurimeve Publike, kompania CSP me pronar Klevis Xhagolli, liston në mënyrë të detajuar të gjitha kriteret teknike të vendosura nga AKSHI, që sipas saj, parcaktojnë fitues produktet e kompanisë kineze Univieë. Ne ankesen e tij, operatori ekonomik “CSP” ngren pretendimin se specifikimet teknike jane te shkruajtura ne ate menyre qe paracakton dhe kameren ekzakte qe eshte e kompanise UNIVIEë dhe modeli IPC6858ER-X40-VF. “Nga analiza…

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024. Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me…

Lexo më shumë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, u pa hapur se si qëndron problemi ndërmjet Edi Ramës dhe SPAK. Kur kryeministri, në rolin e shefit të mazhorancës paralajmëroi me arrogancë SPAK-un se nuk duhet t’i afrohen telefonit të tij, u duk qartë se ishte më shumë se një paralajmërim. Pasi duket se përbënte një indice apo frikë se Prokuroria e Posaçme do të mbërrinte edhe në zyrën e tij. Kur nga ana tjetër ka pasur zëra se kanë shkuar oficerë të BKH-së në kryeministri, por që janë përzënë. Ndërkaq, në lidhje me pozicionin që Edi Rama ka marrë, duke u…

Lexo më shumë

Ju kujtohet në 2013 mediat u ngritën peshë për një marrëveshje që nuk ndodhi kurrë? Një biznesmen libanez kërkoi konsulencë ligjore, dhe Argita Berisha, sipas tij, i kërkoi 3% të investimit për shërbimin. Vetëm biseda biznesi, pa asnjë transaksion! Madje, edhe rastet me Fazlliçin të paktën kishin një produkt konkret – dikush ofroi një shërbim, dikush e pagoi. Por atëherë, Rama dhe Veliaj nuk lanë ekran pa u shfaqur, nuk lanë mikrofon pa mbushur me “shokimin” e tyre për këtë “skandal”. Po kur erdhën vetë në pushtet? Atëherë ndodhi magjia! Kompanitë e ndërtimit u rreshtuan me radhë për të kaluar…

Lexo më shumë