Gazetari Armand Shkullaku, tha se Erion Veliaj duhet të kishte marrë me vete edhe Edi Ramën në qeli. I ftuar në Syri TV Shkullaku deklaroi se, Edi Ramës i ka rënë e gjithë kupola qeveritare dhe partiake dhe për këtë arsye ai ose duhej të ishte në burg, ose do të duhej të ishte dorëhequr. ‘Ne kemi arritur kulmin, ai arrestohet, mediat e japin sikur është live. Çfarë rëndësie ka kjo përballë një korruptimi total të shoqërisë, nga një bashibozuk që harxhon 1 milionë euro për të kënaqur trillet e gruas së vet. Ky është problemi. Kush ka folur këtu…
Author: admin
Gjatë një interviste televizive, Arben Ahmetaj denoncoi se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano të Italisë. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushton 10 mijë euro java dhe faturat për çiftin Edi dhe Linda Rama i kishte bërë një biznesmen që si shpërblim merrte leje ndërtimi, por pa ia përmendur emrin. Por, ndërkohë, gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar se biznesmeni që i ka paguar faturat e detoksifikimit për çiftin Edi dhe Linda Rama është bashkëshorti…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij nga GJKKO. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sulmuar prokurorin e SPAK, Olsi Dado, Veliaj thotë se nuk e befason “fundi absurd” i kapitullit të gjatë zvarritje që e quan “fyerje të gjallë të inteligjencës njerëzore”. Ai shton se ky është vetëm kapitulli i parë. Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë…
Pjesë e dosjes së Erion Veliaj janë edhe 5 biznesmenë, të cilët njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës, si dhe lejeve të ndërtimit. Më konkretisht bëhet fjalë për Gentian Sulën, Shkëlqim Fushën, Fatmir Bektashin, Meriman Palushin dhe Sokol Kryeziun, ndaj të cilëve GJKKO ka miratuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK “detyrim paraqitje”. Biznesmeni Fatmir Bektashi ka të njëjtën masë sigurie edhe për dosjen “Partizani”. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se lejet e ndërtimit dhe fondet e Bashkisë së Tiranës biznesmenët e përmendur mësipër i kanë përfituar në këmbim të favoreve ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola…
Kryetari i Bashkisë Tranë, Erion Veliaj u arrestua pasditen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Oficerët e policisë gjyqësore u shfaqën në zyrën e tij rreth orës 14.00, dhe më pas e shoqëruan atë në mjediset e paraburgimit. Një urdhër arresti në shtëpi mësohet të jetë lëshuar dhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa e cila rezulton të jetë jashtë Shqipërisë. Për momentin nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme, e cila në fund të muajit dhjetor bëri të ditur se në lidhje me hetimet që kishin përfshirë kryebashkiakun e…
GPas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe “arrestit të shtëpisë” ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, SPAK ka kërkuar masë sigurie edhe për 5 biznesmenë. GJKKO mësohet se ka caktuar “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.Gentian Sula është një nga oligarkët që është denoncuar në shumë artikuj nga Prime Web. Ai ka marrë edhe shumë leje ndërtimi të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe betonizimi i liqenit të Farkës. Sulaj njihet edhe si oligarku i Kodrës së Diellit, pronar i disa bizneseve dhe përfitues i madh…
Mesditën e sotme, një zhvillim i papritur ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj, është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë në ambientet e Bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij. Burime pranë SPAK, konfirmojnë se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi…
PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion. Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do t’a dërgojë në seancë plenare për miratim. “Është gjetur me shkelje të rënda dhe nga KLSH. Unë me lejen tuaj…
Në fillim të janarit, Drejtoria e Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit çeli një tender me objekt “Festojmë me emigrantët fierakë në Greqi”. Aktiviteti përshkruhej si ‘koncert festiv’, për të cilin bashkia kërkonte të punësonte tre këngëtarë nga Fieri, një autobus transporti 30 vendësh dhe një koordinator. I planifikuar të zhvillohej në Athinë në kohën kur partitë politike janë përfshirë në një garë të ethshme për votën e diasporës, koncerti u anulua. Aktiviteti u denoncua nga opozita si përpjekje për përdorimin e parave publike për të joshur votën e emigrantëve. Tërheqja e bashkisë erdhi vetëm pas denoncimit. Por për…
Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë. Në Europë, çmimet e shitjes së apartamenteve për periudhën 2021 deri në 2023 janë rritur 10,3% sipas të dhënave të bëra publike në raportin “Rritja e kostove të strehimit në BE”, të Parlamentit Europian. Mbështetur te të dhënat e indeksit “KeyData Albania”, në Tiranë nga 2021 deri në 2023 çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%. Çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në…