Erion Veliaj i ka deleguar firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetares së këtij institucioni, Anuela Ristanit. Anuela Ristani është pjesë e strukturës së Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, në kohën dhe kur Veliaj fitoi mandatin e tij të parë në krye të këtij institucioni. Në fillim Ristani ka mbajtur postin si shefe e kabinetit të kryebashkiakut, ndërsa tashmë ishte e ngarkuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në bashki. Vendimi për të komanduar Ristanin në krye të Bashkisë së Tiranës vjen pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, teksa është marrë gjatë vizitës…
Author: admin
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë. Sikurse duket nga pamjet, Xoxa futet në Gjykatë e shoqëruar nga dy policë. Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.
Natën e parë në qeli, Erjon Veliaj thotë se e ka kaluar pa vënë gjumë në sy dhe nga mesazhi që ka shpërndarë duket se përveç rrokullimës që i mori jeta, ka menduar për prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado. Në mesazh e quan disa herë prokurorin një “pervers”, “zvarranik” dhe të dalë nga “qenefi i Sigurimit të Shtetit”, më pas tregon se si i ka thënë se fustanet e blera nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa nuk ishin për përdorim personal por për shfaqjet e kompanive të saj kulturore. Nga ana tjetër, pasi e ka dëgjuar, Olsi Dado…
Tirana, qyteti i investimeve madhështore, kantiereve pafund dhe projekteve të pashembullta, më në fund ka fatin të dëshmojë një ngjarje historike. Kryetari i bashkisë, i dashuri, i palodhuri, i përkushtuari Erjon Veliaj më në fund është shpërblyer me atë që i takon: një vend të rehatshëm në qelitë e sistemit tonë të përparuar penitenciar! Dhe siç e do zakoni, një burrë nuk shkon kurrë vetëm! Bashkëshortja e tij, e respektuara dhe e ndershmja Ajola Xoxa është caktuar në një vend më të butë “arrest shtëpie”, që, për fat, mund të kujdeset për pasuritë e fituara me aq mund e djersë…
Mund të synosh që me ndihmën e Ramës të krijosh perceptimin e supermenit tek populli pas arrestimit të Veliajt por kur bie fjala për oligarkë të majmë si Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi e Sokol Kryeziu, mendon që para ka fushatë e rrezikon të përballesh me zemërimin e liderit suprem kështu që firmos detyrim paraqitje. 54 miliard lekë është vlera e tenderave për ish-të preferuarin e Veliajt, Shkëlqim Fushën me FUSHA SHPK nga Bashkia Tiranë si operator i vetëm pa përfshirë bashkimet me kompani të tjera. 4.6 miliard lekë Sokol Kryeziut për kompaninë e tij GERARD-A si…
Referuar të dhënave të publikuara në median e shkruar, ka rezultuar se Sokol Kryeziu, është një prej personave kyç të përfshirë në dosjen që prokurorët e posaçëm kanë përgatitur për Erion Veliajn. Ajo që bie në sy është se Sokol Kryeziu, në vitin 2016, ka nisur punën si faturino i kompanisë Gerard-A dhe më pas si kontrollor, deri në momentin kur papritur ka blerë kompaninë, ku e nisi karrierën si faturino. Sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët, Sokol Kryeziu e ka blerë kompaninë Gerard-A për 33.4 milionë lekë, që do t’i shlyente në 6 vite. Gjatë periudhës 2017-2018, Kryeziu…
Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botërore. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024. Ky indeks, që përfshin rezultatet për 180 shtete të botës, shpërfaq nivelet e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, duke u bazuar në raporte të besueshme të organizatave globale si Banka Botërore, Freedom House, World Justice Project, Bertelsmann Foundation Transformation Index, Varieties of Democracy,…
Në media të ndryshme një ditë më parë përmes burimeve zyrtare është mësuar se gjatë hetimeve për Erion Veliajn SPAK po kryen hetime paraprake ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka. Sipas burimeve, Bushka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të njëjtat burime bënë me dije se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, deputetja Klotilda Bushka, ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të…
Gazetari Enton Abilekaj e ka cilësuar arrestimin e Erion Veliajt, si goditjen më të rëndë të SPAK deri tani, ndërkohë që tha se në SPAK ka edhe prokurorë që bëjnë punën pa u ndikuar. Ai shprehet gjithashtu se Veliaj ka prishur karrierën e një njeriu që mund të ishte pasardhës i Edi Ramës. “Kjo është goditja më e rëndë që SPAK ka bërë deri tani, ka prishur karrierën e një njeriu që mund të ishte pasardhës i Edi Ramës. Tani na bie të pyesim a është SPAK nën kontrollin e Ramës apo jo? Ne kemi thënë se SPAK nuk mund…
Pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pranga u vu edhe biznesmeni Elman Abule. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhej me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e “pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim”. Mediat raportuan se ai u vu në pranga nga policia teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë – Durrës. Pak para arrestimit, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj. Në foto shihet se si Abule dhe Malaj po ecin krah njëri tjetrit. Raportohet se kjo foto…