Natën e 26 nëntorit 2019, ndërsa lëkundjet e tërmetit më shkatërrimtar të këtij shekulli goditën Tiranën, Valmir Xoxa dhe bashkëshortja e tij dolën me ngut nga shtëpia, duke marrë me vete vetëm dy jastëkë të vegjël. Sipas Xoxës, aty ishin kursimet e një jete prej asketi – e mbështetur me një rrogë si pedagog në Akademinë e Arteve dhe një pagë shtesë si anëtar i bandës frymore të kryeqytetit. Por pavarësisht të ardhurave modeste, Xoxa arriti të bëjë një investim që ka ngjallur interesin e prokurorëve të posaçëm të SPAK. Me kursimet e fshehura në jastëk dhe, sipas tij, me…
Author: admin
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit si ish-ministri Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja. Ajo ka zbuluar edhe arsyen e përse Veliaj është dërguar në Durrës dhe jo tek 313-a në Tiranë. “Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë.Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Veliajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi…
Sipas të dhënave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), leja e ndërtimit për këtë kompleksin e pallateve “Mangalem” në lagjen Ali Demi, ishte vendosur dy vite përpara miratimit të saj, në një marrëveshje të dyshuar korruptive mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Ky i fundit ka pranuar para hetuesve se në dhjetor të vitit 2016 kishte financuar udhëtimin dhe akomodimin e Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa zyrtarëve të Bashkisë në Roterdam, për një takim me studion arkitekturore OMA. SPAK pretendon se ky udhëtim synonte njohjen dhe miratimin e projektit nga kryebashkiaku. Sipas dokumenteve të siguruara nga…
Në një restorant të Tiranës, dy burra ndajnë një tavolinë dhe një darkë. Njëri është prokurori i SPAK-ut Arben Kraja, tjetri Benet Beci – kryebashkiaku i Shkodrës që duhet të ishte subjekt i hetimeve të tij. Kamerat kapin atë që SPAK-u nuk do ta shohë: një shfaqje të hapur përbuzjeje ndaj drejtësisë, ku hetuesi dhe i hetuari darkojnë bashkë sikur gjithçka të ishte normale. Por asgjë nuk është normale në historinë e Benet Becit. Ish-drejtori më jetëgjatë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i lidhur familjarisht me Sali Berishën, sot drejton Shkodrën me të njëjtën arrogancë që dikur drejtonte tenderët e…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve: Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar…
Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale: 1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës. Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi! 2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë. Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo…
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Shumë prej tyre dolën para SPAK-ut duke protestuar për Veliajn, i cili duket se i ka shpërblyer mjaft mirë me para. Njëri prej personazheve televizivë që ka reaguar dhe ka dalë në mbështetje të Erion Veliaj ka qenë dhe moderatori Ardit Gjebrea. Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që…
Më datën 29 dhjetor 2023 kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërmori nismën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor me procedurë të thjeshtuar. Bashkia e vogël në jugperëndim të vendit ngriti dhe grupin e punës, mes tyre drejtorë, përgjegjës sektori dhe ekspertë. Për këtë procedurë, institucioni në fjalë u orientua nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka si detyrë të lëshojë edhe akt përputhshmërinë për dokumentin e planit të përgjithshëm vendor. Bashkia e Roskovecit ka kërkuar që të ndryshojë një sipërfaqe nga 462.8 hektarë në 447.07 hektarë. 15.81 hektarë të veçuar do të përdoren për…
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, ushtarin e bandës Çopja, kriminielin Renato Bodurri, për sulmin ndaj administratorit të ‘Pamlefti’, Gjergj Zefi. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Bodurri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit Zefi. ‘Goditi administratorin e portalit online ‘Pamlefti’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim shtetasin R.B Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dërgon në gjyq shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje…
Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës” me një fond limit 583 milionë lekë apo 5.8 milionë euro u fitua nga kompania “Vëllezërit Hysa” me pronarë Kujtim, Flutura dhe Besnik…