Author: admin

Klanet mafioze politike, qeveritare e ekonomike në Shqipëri, kanë nisur një propagandë të përbashkët e të shfrenuar kundër SPAK-ut, duke keq-përdorur urdhërin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për bllokimin dhe verifikimin e financimeve, që qeveria amerikane akordon për organizata e institucione edhe në Shqipëri. Në një shtet si SHBA, është normal që qeveria bën verifikimin e shpenzimeve për organizatat partnere jashtë Amerikës, qoftë dhe fondet për reformën e Drejtësisë në Shqipëri, të cilën e nxiti, mbështeti dhe e dekretoi vetë Donald Trump në vitet 2017-2020. SPAK-un e BKH-në i krijoji SHBA, si partnerë të posaçëm për të goditur politikanë,…

Lexo më shumë

Katër kërkesa të reja janë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për impiante fotovoltaikë me kapacitet total të instaluar prej rreth 235 MW. Janë katër kompani të ndryshme të cilat kanë shprehur interes për projekte në disa rajone në vend ku disa prej tyre me fokus drejtpërdrejt energjinë dhe të tjera që e shohin këtë sektor si diversifikim në raport me fushën tradicionale ku operojnë. Por cilat janë projektet dhe kompaninë të cilat kanë aplikuar? Aplikimi i parë është nga shoqëria “EURON SOLAR-PV” sh.p.k që ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për…

Lexo më shumë

Në këto kohë të paqarta për liderët e të gjithë botës, halli i Edi Ramës ka qenë të mos identifikohet në asnjë mënyrë si investim i Xhorxh Sorosit në politikë, pasi filantropi hungarez është shpallur një ndër armiqtë më të mëdhenj të administratës së re të Donald Trump në SHBA. Prandaj disa ditë më parë ra në sy se Rama kishte fshirë të gjitha fotot që kishte me Aleks Soros në profilin e tij në Instagram gjatë aktiviteteve ndërkombëtare. Kapërcimi nga prehri i Soros, aty ku Rama është përkundur për vite me radhë është një lëvizje tipike e Ramës që…

Lexo më shumë

Më 11 shkurt 2025, qeveria shqiptare siguroi një Eurobond prej 650 milionë eurosh në Bursën e Londrës, me afat shlyerjeje deri në vitin 2035. Ky është Eurobondi i gjashtë që qeveria “Rama” ka marrë në 11 vitet e fundit. Megjithëse norma e interesit në Bursën e Londrës ishte 5.5%, Shqipëria e siguroi këtë borxh me 5%. Megjithatë, një pjesë e shumës u konfiskua menjëherë, pasi qeveria shqiptare ka detyrime të pashlyera nga Eurobondet e mëparshme. 15% e borxhit – rreth 97.5 milionë euro – u mbajt në burim për të shlyer këste të mëparshme që nuk janë likuiduar sipas marrëveshjeve.…

Lexo më shumë

Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash.Dhe i tillë është Taulant Balla.Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara,Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe…

Lexo më shumë

Në muajin janar të këtij viti vlera e prokurimeve publike për të cilat është shpallur një fitues ishte vetëm 470 milionë lekë ose 4.7 milionë euro. Kjo shumë është e ulët krahasuar me madhësinë e buxhetit 2025, mbi 8 miliardë euro, gjysma e të cilave pritet të prokurohen në vazhdim për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve publike. Sipas të dhënave nga data-baza e Agjencisë së prokurimeve publike gjatë janarit rezultuan me fitues 1527 procedura prokurimi, nga të cilat 874 procedura ishin për blerjen e shërbimeve, 614 ishin për furnizime me mallra dhe vetëm 39 procedura ishin për…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më datë 10 Shkurt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas hetimeve, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë vënë në jetë një skemë të organizuar për përfitime të paligjshme. SPAK zbuloi se fonde publike dhe leje ndërtimi që firmoseshin nga kryebashkiaku për disa subjekte tregtare, përfundonin te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, apo dhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të…

Lexo më shumë

Prokurorët prodhuan një dosje të dobët se donin ta trajtonin Veliajn si xhepist dhe jo si ingranazh të një mekanizmi kriminal Publikimi i shpenzimeve marramendëse të bashkëshortes së tij e ka vrarë politikisht Erion Veliajn, madje edhe më shumë se sa prangat. Mediat që kanë qenë kritike me të, duke mbrojtur prej kohësh tezën e një zyrtari thellësisht të korruptuar -, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne të Lapsit-, po publikojnë ditë pas dite, faturat haluçinante të fustaneve, këpucëve, bizhuve dhe tangave, të Ajola Xoxës. Nuk ka asnjë dyshim se këto “scoop-e” rrjedhin nga dosjet e SPAK, që në teori…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme duket se është “mbytur” nga paditë për ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë shtetërore. Që prej vitit 2019 kur dhe nisi punë ky organ, është parë si mjeti kryesor në luftën ndaj korrupsionit, duke bërë që dhe ata që e sulmojnë dhe e anatemojnë, të shkojnë dhe të dorëzojnë padi. Vetë kreu i saj Altin Dumani shpesh herë është ankuar për volumin e madh të punës, ku në shumë raste janë treguar pamje të dosjeve të vendosura në dysheme dhe sipër tavolinave për shkak të mungesës së hapësirës. Sipas të dhënave zyrtare të siguruar nga Prokuroria e…

Lexo më shumë

Në 14 shkurt 2025 në shumë media u fol që Agron Malaj vazhdon me zullumet e tij me tendera korruptive, konkretisht bëhet fjalë për një tender për të kontrolluar mediat lokale në prag të zgjedhjeve. Ndërsa Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vazhdon të heshtë, ish-gardisti i përfshirë në ngjarjet e 21 janarit 2011 po shton një tjetër “trofe” në koleksionin e tij të gjatë të aferave korruptive. Malaj, i cili dikur ishte pjesë e Gardës së Republikës gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit, sot shpenzon miliona lekë për të censuruar çdo zë kritik në Mat. Tenderi i fundit për “blerjen” e…

Lexo më shumë