Author: admin

Një sekret i gjithëditur në Tiranë lidhet me faktin se Belinda Balluku zgjedh drejtorë çunat e bukur. Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij. Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn.…

Lexo më shumë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka procedim penal. Karamuço shton se, këto veprime të SPAK po kryen për shkak të vendimarrjeve të tyre. “Ka një regjistrim, apo procedim penal për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Janë kryer veprime konkrete për vendimarrjet e tyre. I vetmi që do ta marrë vesh këtë procedim është anëtari i Gjykatës Kushtetuese”, tha Karamuço.

Lexo më shumë

Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme, përmes qytetarit dixhital, se Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt po shpërndan para duke korruptuar mediat, që të mbrojnë kryebashkiakun e Tiranës dhe të sulmojnë magjistratët që kanë dorë çështjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha denoncon se Arbër Veliaj ka ardhur tre ditë më parë nga Vjena, aty ku qëndron me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe ka nisur korruptimin e mediave. Denoncuesi thotë se mediat e sponsorizuara nga lekët e Arbër Veliajt kanë nisur një fushatë sulmi ndaj prokurëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, ku qëllimi duket…

Lexo më shumë

Ndërsa maxhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK për përdorimin e masave të sigurisë ‘arrest në burg’, ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’, Prokuroria e Posaçme ka publikuar një bilanc për vitin 2024 ku figuron se vetëm 30% e personave që po heton janë në masë sigurie ‘arrest  në burg’ pra në paraburgim. Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës së saj përgjatë vitit 2024, ku shprehet se janë marrë nën hetim 629 persona. Postimi i plotë i SPAK: Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën…

Lexo më shumë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024. Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve të importit tregon…

Lexo më shumë

Krahas Ardit Gjebreas, Klea Hutas, Ermal Mamaqit, Anxhela Peristerit, etj., edhe shoqata “Bash-Art”, e drejtuar nga Altin dhe Iliriana Basha, ka marrë 320 mijë euro financim nga Bashkia e Tiranës. Ky financim tashmë figuron në dosjet e SPAK, si pjesë e hetimeve për shpërdorimin e fondeve publike. Altin Basha, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, u emërua në këtë detyrë pasi firmosi prishjen e godinës së vjetër, duke lënë jashtë artistët që kundërshtuan shembjen. Më vonë, ai dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, u përfshinë në një skandal abuzimi me fondet e Teatrit. Dosja e tyre është…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më 31 janar 2025 kanë futur në listë të zezë plot 398 individë dhe organizata nga Ballkani. “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe, ka hartuar një databazë me të gjithë të sanksionuarit nga rajoni jonë dhe sipas të dhënave të publikuara, në krye të listës është Bosnjë-Hercegovina me 177 individë dhe organizata, pasuar nga Serbia me 80, Kosova me 60, Maqedonia e Veriut me 46, Shqipëria me 23 dhe Mali i Zi me 11. Kjo është databaza e parë hulumtuese e të dhënave që përfshin të gjitha sanksionet e Zyrës për Kontrollin e Pasurive…

Lexo më shumë

Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në Paris, për të diskutuar sigurinë ukrainase dhe evropiane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, takimi u zhvillua pas një furie hapash diplomatike të Uashingtonit, të cilat ngritën dyshime rreth përkushtimit të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës transatlantike – themelit të sigurisë evropiane. Hapat diplomatike të ditëve të fundit duket se kanë tronditur themelet e sigurisë evropiane. Presidenti francez Emmanuel Macron priti të hënën disa udhëheqës evropianë në Paris për bisedime të jashtëzakonshme, ndër ta edhe Kryeministrin britanik Keir Starmer. “Ne evropianët duhet të bëjmë më shumë. Çështja…

Lexo më shumë

Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka nxjerrë raportin për pastrimin e parave e vitit 2024 dhe ka ngritur shqetësime serioze lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Sipas raportit, Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj këtyre aktiviteteve kriminale, për pastrimin e parave dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që përmendet është lidhja e grupeve kriminale në Shqipëri me homologët e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, gjë që e bënë problemin më të gjerë dhe më kompleks. Ky fenomen ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe krime të tjera…

Lexo më shumë