Edi Rama, mjeshtër i propagandës dhe spektaklit politik, po rikthen repertorin e tij të vjetër: kur gjërat nxehen, shpik një skandal të ri për të mbuluar të vërtetat e hidhura. Dikur, kur vendi ishte kthyer në një plantacion gjigant kanabisi, ai i quante disa gazetarë të kronikës “fronti i së keqes” dhe i akuzonte se po njollosnin imazhin e Shqipërisë. Pastaj, kur inceneratorët po digjnin miliona nga buxheti, gazetarët dhe opinionistët u etiketuan si “kazan” dhe “llumi i mejhaneve.” Tani që SPAK po i afrohet gjithnjë e më shumë, disa nga gazetarët e kronikës po promovohen nga Rama në nivelin…
Author: admin
Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit me afërsisht 7% në muajin janar të këtij viti. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për muajin janar të këtij vitit primi i shkruar bruto mesatar për një kontratë sigurimi TPL arriti në afërsisht 19,500 lekë (plus taksën 10% mbi primin). Primi mesatar i sigurimit të makinës shënoi kështu një rritje krahasuar me primin mesatar prej më pak se 18,300 lekësh të janarit të vitit të kaluar dhe në përgjithësi me nivelin mesatar vjetor prej 18,100 lekësh, të raportuara gjatë vitit 2024. Këto shifra tregojnë qartë se…
Mentor Kikia ka komentuar për përplasjet e fundit mes politikës dhe sistemit të drejtësisë. Sipas tij, sot, kur SPAK ka filluar të godasë pjesë të sojit të politikanëve, ata janë ngritur duke përdorur kauzat e njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve që kanë vuajtur nga sistemi i drejtësisë, për të treguar se ky sistem ka probleme. Ai theksoi se reagimet e politikës janë të vonuara dhe janë shfaqur vetëm kur SPAK ka filluar të godasë disa nga soji i tyre. “Po dalin zbuluar shumë maskarallëqe në sistemin tonë juridiko-politik, sepse politikanët, dhe më konkretisht qeveria, po përdorin disa kauza për të…
Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, ka sulmuar sërish drejtësinë për arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK-u. Këtë herë Rama hodhi akuza drejt gjyqtarit, ku aludoi për një marrëveshje paraprake me prokurorin, apo se ka frikë nga prokurori. Sipas Ramës, ata kanë për të dalë komplet viktima, për arrestimin e Veliajt. Ndër të tjera, Rama u ankua edhe për punët e Bashkisë së Tiranës, se kush do i bëjë tani, duke përmendur me ironi “prokurori apo Noci”. “Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je…
Altin Dumani ka folur sot në “Qendra për studimin e demokracisë” e organizuar në kuadër të Tryezës së Drejtësisë. Kreu i SPAK, ndër të tjera përmendi punën e bërë nga institucioni i tij gjatë këtij 5-vjeçari, qysh prej periudhës në të cilën u krijua. Shefi i Prokurorisë së Posaçme theksoi edhe një herë se nuk ka më të paprekshëm, si dhe i mëshoi faktit të konsolidimit të institucionit që drejton. Edhe pse kryeministri Edi Rama provokoi ditën e djeshme duke thënë se mund ta shkrijë kur të dojë SPAK, Dumani u duk se iu përgjigj duke thënë se qytetarët kanë…
SPAK ka çuar për gjykim dosjen e ish-kreut demokrat të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Sipas SPAK, Spahia është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka shkarkuar në shkelje të ligjit drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në kohën kur drejtonte Bashkinë Shkodër. Mark Molla mësohet se ka ankimuar vendimin e ish-kryebashkiakut dhe Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta pezullojë, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. Por, sipas SPAK, Bardh Spahia pavarësisht se ka qenë në dijeni të vendimit të Gjykatës së Shkodrës që rikthente në detyrë Mark Mollën deri në përfundim të procesit gjyqësor, e ka anashkaluar këtë…
Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ende nuk dihet se pse është thirrur, por kujtojmë se opozita në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimin dhe Check-up, e ka akuzuar se vetëm në divident ka përfituar 1.5 milionë euro. Sipas opozitës, Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”
Kryeministri Rama ka reaguar fort në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishte ftuar edhe rektori i Universitetit Bujqësor, për arrestimet e shumta në Universiet. Rama theksoi se të arrestosh 25 persona në një Universitet për 300 mijë euro, kjo as në fshatin e mafies nuk ndodh! Me tej kryeministri shtoi se nuk do të heshtim për mënyrën se si arreston SPAK-u, duke shkelur të drejtën e njeriut. Ai theksoi se nësë ka pasur abuzime personat duhet të përgjigjen deri në fund. “Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet…
Edi Rama ka akuzuar SPAK se ka intimiduar një nënë me dy fëmijë tëpranojë njëgjë që nuk e ka bërë. Rama: Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është një redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet përpara se vetë ata që janë brenda të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohet atje si personi në dijeni pa ju dhanë as status vetme e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas. Kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, të një nene me dy fëmijë,…
10 tonë mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Konfirmimi vjen nga Prokuroria e rrethit Berat e cila ka ndaluar tre persona. Sipas Prokurorisë, Elton Tafa me profesion fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm…