Author: admin

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve, ndërsa nuk dihet me siguri çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm. Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt. Gjatë hetimit, prokurorët e kanë pyetur kryetarin e bashkisë së Tiranës edhe për udhëtimin e tij me shtetasin Klodian Allajbeu në drejtim të Kinës. Erjon Veliaj shprehet se nuk…

Lexo më shumë

GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin dhe dy të akuzuarit e tjerë, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Avokati i Safet Bajrit ka folur pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për klientin e tij. Avokati tha se Safet Bajri ka deklaruar në gjyq se është paraqitur vetë në polici, pasi është i hapur për të ndihmuar në hetimet e SPAK. Më tej ka shtuar se Bajri është shprehur se po të donte të ikte, autoritetet nuk do ta kapnin kurrë. Avokati: Safeti e bëri…

Lexo më shumë

Detaje të tjera kanë dalë nga dosja Veliaj-Xoxa. SPAK ka argumentuar në dosjen hetimore se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë përfituar tre vila nga biznesmeni Gentian Sula pasi ky i fundit është mbështetur nëpërmjet tenderëve publikë nga Bashkia e Tiranës. Madje, në dosje thuhet se Veliaj ka prishur njerën prej vilave me vlerë rreth 500 mijë euro, vetëm me qëllimin që të zgjerojë shesh pushimin dhe zonën e gjelbëruar të dy vilave të tjera. Ndërkohë, raportohet se punimet janë bërë nga UKT Kavajë dhe çifti nuk ka harxhuar asnjë cent për to. Veliaj dhe Xoxa kanë mohuar pronësinë e…

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia duke zbardhur me një foto debatet që ndodhën gjatë seancës për masën e sigurisë më 12 shkurt në GJKKO. Veliaj ka publikuar një dialog mes tij dhe prokurorit Ols Dado, duke e akuzuar atë për përdorimin e gjuhës së ulët dhe për konflikt interesi. Pjesë nga debati brenda seancës OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit? 5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim. BRION BANI: Prokuror, ulu! OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim…

Lexo më shumë

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Deputetja e PS është marrë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e parë që Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se nuk është pyetur asnjëherë nga prokuroria lidhur me këtë çështje. Bushka ka punuar si juriste në kompanitë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Dyshohet se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara…

Lexo më shumë

Një nga çështjet më të famshme ku këta njerëz të drejtësisë së re dhe të vjetër kanë vepruar për të dhënë padrejtësi, është dosja “Toyota Auris”, ku u hetua futja në mënyrë të paligjshme e 3.4 milionë eurove përmes Portit të Durrësit. Çështja u hetua fillimisht te Krimet e Rënda, më pas u shpall moskompetencë dhe u dërgua në Gjykatën e Tiranës. Në një bisedë mes ish-oficeres së BKH-së, Erjona Daupaj dhe avokatit Radovan Çela, ku krijohen dyshime se për të bërë zëvendësimin e masave të sigurimit janë paguar para për prokurorët dhe gjyqtarin e çështjes. Në një bisedë që…

Lexo më shumë

Në “Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 125 vende në nivel global dhe e 20-ta nga 25 shtete në Europën Qendrore Lindore dhe Azinë Qendrore. Pozicionimi i ulët i Shqipërisë në rang global nxjerr në pah problemet e vazhdueshme me çështjet e pronësisë që ekzistojnë në vend. Sipas rezultateve të indeksit, në Shqipëri, e drejta e pronës fizike (PPR), doli si komponenti më i dobët, i vlerësuar me 4.2 pikë nga 8.5 pikë që është maksimumi. I ndjekur nga komponenti “Mjedisi ligjor dhe politik” (LP) i vlerësuar me 4.3 pikë nga 8.7 pikë…

Lexo më shumë

Sulmet e përditshme ndaj prokurorit Ols Dado po bëhen për arsye “shumë të llogjikshme”! E mbani mend muajin Maj? Kur Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, dilte në skenë, para SPAK-ut e jo vetëm, e na tregonte sa profesionistë, të ndershëm dhe të pavarur ishin hetuesit e prokurorët që e pyetën? Madje, u bë koleg me ata dhe mbështetësi i madh i tyre: “…Mos t’i përgojojmë, mos të bëjmë rolin e prokurorit e gjyqtarit, se është një institucion serioz dhe për së mbari, një investim i rëndësishëm për Shqipërinë”, – thoshte ai, duke nëkuptuar fjalorin e Metës dhe Berishës…

Lexo më shumë

“Kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH”, kjo frazë e përfshirë në statusin e fundit të Erion Veliajt nga qelia, mund të lexohet nga prokuroria si një kërcënim i drejtpërdrejtë i kryetarit të bashkisë së Tiranës, që sa vjen e bëhet më i ashpër ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjykatësit Erjon Bani. Në fakt, kjo është vetëm një nga dhjetëra epitetet fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të drejtësisë, që kur Erjon Veliaj u la në burg dhe kur…

Lexo më shumë