Një tjetër aferë e rëndë financiare duket se po zhvillohet në sytë e të gjithëve, ndërsa tenderi për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët e Akademisë së Sigurisë është finalizuar në mënyrë skandaloze. Me një fond limit prej 279,087,728 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH, ky tender është organizuar nga Operatori i Blerjeve të Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, dhe ka shpallur fitues kompaninë “SORI-AL” shpk, një emër që në letra rezulton në pronësi të Alma Tafanit, por që sipas informacioneve…
Author: admin
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se askush nuk mund të kërkojë llogari nga PS për angazhimin e saj në luftën ndaj korrupsionit. Gjatë një takimi sot, ai theksoi se PS nuk është viktimë e situatës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i hapën luftë duke mbështetur luftën ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se “SHBA i hoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”. “Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” pyeti Rama, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme ndaj SPAK nga opozita. Ai përmendi Sali Berishën, duke e cilësuar sërish si “bufin e kënetës”, duke komentuar deklaratat e tij…
Hetimet e SPAK mbi skemën e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kanë nxjerrë në pah përfshirjen e tre kompanive private, të cilat janë favorizuar nga zyrtarët e universitetit në marrjen e tenderave publikë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kompanitë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” kanë bashkëpunuar me drejtuesit e UBT-së në përgatitjen e dokumenteve të tenderave, duke siguruar oferta të falsifikuara dhe duke ndikuar në rritjen e padrejtë të fondit limit. Në qendër të hetimeve janë 9 procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. Këto tendera u zhvilluan…
Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”. Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çela kishte dashur që t’i vriste, teksa më tej dha detaje për miqësinë e vjetër mes tyre dhe sherret që çuan deri në hakmarrje të përgjakshme, me disa viktima. Dumani u shpreh: “Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon…
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, prej 3 vitesh po teston SPAK-un, nëse ai e ka seriozisht hetimin që ka hapur ndaj tij për vjedhje fondesh publike me tender fiktivë, ose ka bërë pazar që të mos preket. Është provuar me dokumente të firmosura nga drejtor Agolli, se sajoji dhe i dha tender djalit të tij Flladi Agolli, për të krijuar menu gatimesh fshati; por dhe shumë tenderë të tjerë me vlerë afro 40 milionë Euro, sipas pazareve që ka bërë Edi Rama, ai dhe ministrat anëtarë Bordi të FSHZH. Më 2 shkurt 2022, SPAK njoftoi, se kishte…
Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh. “Ku janë lekët?”, u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat. Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat. “24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar, jam kryetar…
GJKKO me kërkesë të SPAK lëshon 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Policia ka nisur ekzekutimin e masave, ndërkohë ka dyshime se këta persona kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit. Sipas të dhënave të para, mësohet se zyrtarët e Universitetit Bujqësor kanë abuzuar me tenderat. Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. ARREST ME BURG:…
Safet Bajri, figurë e njohur i krimit në Shkodër, u arrestua me urdhër të GJKKO, dy ditë më parë, psi u paraqit në polici, zyrtarisht për t’i marrë një profil ADN-je. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ndaj Bajrit u ngrit një “kurth” që të arrestohej. Ai u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë. “Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të…
Policia ka shpallur në kërkim Trifon Muratajn, administratorin e ‘Banaking’, pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar rëndë në sy duke humbur shikimin. Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt dhe policia pas hetimeve paraprake, së bashku me grupin hetimor, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Murataj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se: Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç,…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se nuk ka informacion në lidhje me disa pretendime se gjyqtarët e këtij institucioni janë në përgjim. Në një konferencë për mediat, ku ajo prezantoi raportin vjetor të këtij institucioni u shpreh se i është drejtuar me një shkresë kreut të SPAK, Altin Dumani për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari. Zaçaj tha se Gjykata mbështet çdo veprimtari të organeve ligjzbatuese në ushtrim të juridiksionit të tyre, duke theksuar, “gjithmonë në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji”. “Në lidhje me pyetjen tuaj Gjykata nuk ka asnjë informacion në…