Protesta e banorëve të fshatit Tragjas në Vlorë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri, të cilët patën edhe përplasje me policinë, Kryeministri Rama e ka cilësuar të pakuptimtë. Rama thotë se është bërë një studim i mirëfilltë dhe ky projekt nuk dëmton banorët e zonës dhe të gjithë do të jenë të lehtësuar.
Sa i takon protestës, Rama tha në asnjë mënyrë nuk mund të bllokohn investimet, duke theksuar se ka muaj që po bëhen përpjekje për t’u sqaruar. Kreu i qeverisë theksoi se ky investim i shërben vetë zonës dhe se në fund të përfundimit të tij do jetë një e mirë për të gjithë banorët.
“Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam i bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve. Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj.
Por në fakt burime për Prime Webnews e kanë cilësuar këtë projekt “Ndërtimin e Ujësjellësit” si vepër e cila do të bëhet për ti shërbyer Oligarkëve që kanë zaptuar zonën e bregdetit kryesisht Green Coast të Samir Manes në Palasë. Nuk është rastësi që ku ndërton oligarku Samir Mane çuditërisht qeverisë me Ramën në krye i lindin ide dhe projekte të reja siç ishte dhe rasti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Për shumë skeptikë që thonë se ju keni zili se ai është një njeri puntor dhe e ka kthyer atë zonë në perlë të bregdetit Shqiptar, e kanë gabim pasi ne si media nuk kemi aspak zili askënd por disa të vërteta duhen thënë ashtu siç janë:
Ato prona i janë vjedhur dhe rrëmbyer banorëve të zonës, edhe konfliktin që ka pasur me biznesmenin e lojrave të fatit Ervis Martinaj pikërisht për këto toka të zaptuara e ka pasur por për këtë do flasim në një moment tjetër.
Projekti për tunelin e Llogarasë u bë pikërisht për ti shërbyer Green Coast-it në Palasë.
Projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Tragjas po bëhet pikërisht për Green Coast.
Nuk jemi kundra qeverisë që të ketë projekte për zhvillimin e vendit por jo të bëhen pikërisht për ti shërbyer oligarkëve të vendit dhe të na e shesin “sapunin për djathë” që këto projekte po bëhen për banorët e zonës.
