Dashi Vëllai, motra ose një kontakt i ngushtë mund t’ju befasojë me një kërkesë të papritur. Në çështjet financiare, qartësia do të mbizotërojë nëse i trajtoni çështjet kokë më kokë. Në punë, yjet favorizojnë bashkëpunimin në vend të konkurrencës. Demi Bëni kujdes në aspektin financiar. Puna kërkon durim, por shpërblimet do të vijnë nëse i përmbaheni detyrës. Hëna mund t’ju bëjë më sentimental se zakonish në lidhjen tuaj në çift. Binjakët Kjo është një ditë për të rivlerësuar shpenzimet. Jeta profesionale do të sjellë mundësi për të paraqitur idetë tuaja inovatore”. Në dashuri, shakatë lozonjare do të forcojnë lidhjen, e…
Author: admin
Në gusht çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të ndaheshin. Edhe pse ende nuk e kanë finalizuar divorcin, të dy tashmë po planifikojnë jetën e tyre veçmas.Së fundmi, J.Lo ka zbuluar arsyet pse vendosi t’i japë fund një martese që shumë menduan se do të zgjaste me dekada. Lopez rrëfeu se lidhja përfundoi pas publikimit të dokumentarit të saj, “The Greatest Love Story Never Told”, i cili u shfaq premierë në shkurt 2024. Pavarësisht shpresës se çifti do të kishte një fund përrallor, aq më tepër që ata ishin martuar, gjërat nuk shkuan kështu. Në një bisedë…
Tre ish-zyrtarë të bashkisë Tropojë, të cilët në muajin Prill 2024 u morën të pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankandeve publike”, janë dënuar nga Gjykata e Posaçme. Zenel Çela, specialist i lartë, Ramiz Bardhi me detyrë specialist i Lartë dhe Rexhep Ismajlisufaj me detyrë ekonomist në bashkinë Tropojë, kanë pranuar fajësinë para gjykatës, duke kërkuar një dënim më të lehtë. Treshja e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, teksa kanë studjuar konkluzjonet e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, si dhe duke konstatuar pendesën dhe pranimin e fajësisë nga…
Nëse doni të mësoni për krimin e organizuar në Nju Jork, duhet të dini për Pesë Familjet. Këto organizata të fuqishme italo-amerikane ishin në qendër të krimit të organizuar në qytet për disa dekada, duke përfshirë periudhën e njohur si Epoka e Artë e Mafias. Në këtë artikull, shikojmë se si familjet morën fuqi dhe si autoritetet i frenuan aktivitetet e tyre. Origjina e Pesë Familjeve. Mafia në Nju Jork i ka rrënjët te mafia siçiliane (Cosa Nostra) dhe vala e migrimit italian në SHBA në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Megjithatë, historia e…
Një trupë e thjeshtë gjyqësore emigracioni në Romë konstatoi se zbatimi i Paktit Rama-Meloni për depozitimin në Shqipëri të emigrantëve nga vendet e treta që kanë si synim Italinë, është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me marrëveshjet ndërkombëtare mbi emigracionin. Këtë të Premte, një treshe gjyqtarësh në kryeqytetin italian vendosën se 12 emigrantët e parë të “depozituar” në Gjadër më herët gjatë kësaj jave, duhet të transferohen menjëherë në Itali, ku do të ndjekin procedurat rutinore për azil-kërkim. Ky vendim ishte një goditje e fortë për paktin e shumë-debatuar, të nënshkruar mes kryeministrit shqiptar,…
Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Botulinum toxin”, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike. Pas kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, uniformat blu kanë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike. Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre 30 kilinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar. Për këtë veprimtari të paligjshme,…
Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 3”, Luiz Ejlli ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas lajmeve të fundit për dënimin e tij me 1 vit burg dhe përplasjes me Dea Mishel. Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur. Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë.” Gjykata e Fierit e…
Ambicia e Kryeministrit për ta bërë anëtar të BE-së vendin e tij deri në 2030, ai shpjegoi dhe njëherë pas konferencës ndërqeveritare se është një plan i realizueshëm brenda 5 viteve të ardhshme, kur ai me bindje thotë se do të kurorëzojë mandatin e 4 qeverisës të socialistëve. “Plani nuk është një plan se kemi ne dëshirë të kemi një plan. Është një plan i përpunuar dhe i dakordësuar me komisionin duke menduar që brenda mandatit të katërt puna të jetë përmbyllur dhe Shqipëria të konsiderohet një vend me detyra të kryera.” Shqipëria i hapi negociatat e anëtarësimit njëkohësisht me…
Gazetari i kronikës, Trashgim Sokolaj thotë se ish kreu i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar me urdhër të SPAK si i përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”, merrte nga 15 deri në 50 mijë euro ryshfet për të manipuluar shortin e masave të sigurimit të personave të arrestuar I ftuar në emisionin “360 gradë”, ai theksoi se në dosje përmenden edhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ish-kryeprokurori i Vlorës iu paguante jahte, hotele dhe apartamente. “Ky prokurori i Vlorës është arrestuar nga SPAK si person që ka marrë shuma monetare për të manipuluar shortin e…
Këngëtarja shqiptare Baby G është bërë pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, ku publikohen foto dhe video +18 dhe abonentët mund t’i shikojnë vetëm nëpërmjet pagesës. Lajmi u dha vetë nga këngëtarja , Baby G e cila zbuloi se do të pjesë platformës për të rritur. “S’mund ta besoj as vetë. Po, e dëgjuat këtu së pari, Baby G hap OnlyFans, qartë e pastër. Besnikët e mi të anëtarësohen dhe le të përditësohemi së bashku”, shkroi ajo. Baby G njihet për imazhet e saj provokuese dhe hot të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk lë vend…