Author: admin
Në shumë media të kapura nga pushteti flitet për propagandë nga mëngjesi deri në darkë. Por edhe nga vetë Kryeministri dhe kupola e tij e Rilindjes flitet vetëm për mirëqënie, zhvillim ekonomik e një ekonomi që është rilindur dhe njeh vetëm rritje në të gjitha dimesionet, ku pensionet dhe rrogat rriten dhe kanë shkuar në nivelet e Bashkimit Europian. Kjo në fakt është një farsë e qelbur dhe propagandë boshe nëse kthen sytë dhe shikon realitetin në sy të qytetarëve të thjeshtë, shikon veç mjerim. Më therëse, fyese dhe tallëse është kur Rilindja premton dhe propagandon për rritje pensionesh e…
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në Ballsh, ku Policia e Mallakastrës arrestoi tre persona, Elis Pashaj, 28 vjeç, dhe Juli Pashaj, 26 vjeç, si dhe fqinjin e tyre Agur Beqiraj, 76 vjeç. Ky i fundit u arrestua pasi akuzohet për plagosjen me thikë të vëllezërve Pashaj, teksa mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Ndërsa, dy vëllezërit u arrestuan, pasi mashtruan Policinë për të fshehur ngjarjen, duke deklaruar se ishin plagosur duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se ata kanë plagë thike në kokë dhe në këmbë, teksa mbi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, iu drejtua me tone të ashpra qeverisë së Edi Ramës për dëmtimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas Berishës, që nga viti 2014, numri i studentëve në universitetet e vendit ka rënë me 74 mijë. Berisha tha se, Rama ka mbyllur universitete publike dhe dyfishuar tarifat e studimeve, duke bërë që studentët shqiptarë të paguanin disa nga tarifat më të larta në Evropë, veçanërisht në raport me të ardhurat e tyre. Kryedemokrati theksoi se kjo politikë ka kontribuar në largimin e…
Kompania mafioze hungareze- ruse “ONE Albania”, kryen shërbimin telefonik fiks, shërbimin celular dhe shërbimin e internetit, për shumicën e institucioneve shtetërore, konkretisht Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës, ministrive, por dhe të shërbimeve të sigurisë kombëtare si Policia, Interpol-Tirana, SHISH, Banka e Shtetit e dhe institucioneve të Drejtësisë. Shteti Shqiptar e di dhe ka informacione nga agjencitë partnere të SHBA-BE, se pronari i “ONE Albania”, Gellért Zoltán Jászai, është i skeduar si pjesë e mafies oligarkike hungareze, të lidhur me mafien oligarkike ruse që komandohet nga Vladimir Putin. Lidhjet e krerëve të pushtetit të Shqipërisë me këtë grup mafioz, përveç faktit, se i…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK të Jugis Çyrbjas, i cili për këtë shkak dorëzoi dhe mandatit e deputetit. Në emisionin ‘Kjo Javë’, Hoxha tha se me rastin e ish-deputetit socialist kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës. Ai gjithashtu ka treguar dhe një rast, ku tha se në kohën kur drejtonte Hipotekën, një grup të fuqishmish nga Tirana i kanë shkuar te banesa e tij në Shijak, me 4 makina të blinduara. “Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa shpërdorimi i…
Pasi i dha fund marrëdhënies me Sara Hoxhën, reperi i njohur Ledri Vula, u përfol për një lidhje tjetër dashurie. Disa kohë më parë ai u pa duke pushuar në Jug të Shqipërisë me vajzën nga Prishtina të quajtur Rina Zaiti. Së fundmi çifti është parë përsëri së bashku në rrugët e Londrës, duke mos lënë vend më për dyshime për lidhjen e tyre. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në…
Është publikuar lista zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, që do të zhvillohet në maj të vitit 2025 në Bazel, Zvicër. Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës dhe artistë të rinj. Lista e…
Më 18 tetor do të nisë edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova. Kjo është konfirmuar nga vetë faqja vetë faqja zyrtare e Big Brother Vip Kosova, ku është publikuar edhe promoja. Kujtojmë se deri më tani është konfirmuar një nga opinionistët, që do të jetë Milaim Zeka, ndërsa për të dytin ende nuk dihet. Edhe prezantuesit e këtij edicioni ende nuk dihet se kush do të jetë, ndërsa kujtojmë se dy edicionet e kaluara janë moderuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. As emrat e banorëve që pritet të futen në shtëpinë VIP, ende nuk dihen.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai po i kërkon Izraelit të mos synojë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, ku po lufton grupin Hezbollah. Dy paqeruajtës të Sri Lankës u plagosën sot nga një sulm izraelit pranë postës së tyre të vëzhgimit në Libanin jugor. Pyetjes së gazetarëve: “A po i kërkoni Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së?” presidenti amerikan, i cili po merrte pjesë në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Milton, u përgjigj: “Sigurisht, absolutisht”.