Author: admin

Policia ka zbardhur grabitjen e një taksisti pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut. Atij i janë grabitur plot 220 mijë euro. Sipas policisë, grabitësit janë 4 shtetas gjeorgjianë, të cilët janë shpallur në kërkim. Taksisti po transportonte çantën me shumën 220 mijë euro, siç pretendon shoferi nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me…

Lexo më shumë

Vetëm një ditë, pasi ka dorëzuar mandatin e deputetit të PS në Qarkun e Durrësit dhe dy ditë, pasi u pyet për 5 orë në SPAK, parlamentari Jurgis Çyrbja, është thirur sërisht në prokurorinë e posaçme, për t’ju komunikuar akuza e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në 4 raste. Kjo lëvizje juridike është kryer nga prokurori Dritan Prençi, i cili për gati tre vite hetime pretendon se ka konstatuar shkelje ligjore në 4 raste të legalizimit të objekteve pa lejë të ndërtuara në Durrës. Këto shkelje sipas prokurorit Prençi, janë kryer nga ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputeti i…

Lexo më shumë

Shqipëria përballet sonte në orën 20:45 ndaj Republikës Çeke për raundin e tretë të Ligës së Kombeve. Dueli i sotëm në Pragë është shumë vendimtar për fatin e dy skuadrave që kërkojnë të bëjnë përpara drejt Ligës A në Ligën e Kombeve. Si vendasit, ashtu edhe kuqezinjtë, kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve të para në shtator dhe tani kërkojnë të përmirësojnë bilancin e tyre. Shqipëria fitoi ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, ndërsa pësuam disfatë në shtëpi përballë Gjeorgjisë. Sa i përket formacioneve, tekniku Silvinjo duket të mos ketë ndërruar asgjë nga nga titullarët e zakonshëm, ku në portë…

Lexo më shumë

Mesazhi i Top Channel: Ambicia politike e Fatmir Xhafajt dhe përpjekja për të pastruar figurën duke sulmuar median “Midis krimit, biznesit, grupeve të biznesit në këtë fushë dhe medias të kriminalizuar…” Ky reagim i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt ndaj televizionit kombëtar Top Channel, pas 6 vitesh transmetimi të dokumentarit Inside Story, nuk është aq i rastësishëm. Dalja publike përkon me ambicien e re politike të cilën Xhafaj e ka shpalosur kohët e fundit nëpërmjet një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, që brenda radhëve të socialistëve shihet si një rikthim i ish Ministrit të Brendshëm. E për të arritur këtë,…

Lexo më shumë

Kuvendi ka shtyrë seancën e planifikuar për ditën e nesërme, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare. Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare. Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara. Kuvendi ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me anulimin e kësaj seance. Ndërkohë disa prej deputetëve të…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave të ndërmarra në kuadër të vizitës së presidentit turk Erdogan, i cili pritet të vijë nesër në kryeqytet për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar. Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa…

Lexo më shumë

Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe. Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi. Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i ka ndikuar edhe tek puna e saj si blogere. E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja…

Lexo më shumë

Komisioni Hetimor parlamentar për Sterilizimin u shoqërua me debate të forta. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetët socialistë Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Petro Koçi. Ajo ka shkulur mikrofonat disa herë dhe ka hedhur në tokë çfarë i dilte para. Albana Vokshi: Unë i’u trajtoj siç thotë ligji. Ashtu siç dua dhe nuk pyes fare ju. Hapni mbledhjen kur unë jam te dera. Stop ouuu çfarë bëhet këtu (shkul mikrofonin e Ndrecës) Ilir Metaj: Zonjë, ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ke nevojë për qetësues. Shumë frustrim. Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari. Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del, harroje por bëj ndonjë…

Lexo më shumë

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi. Aktualisht, gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht. Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi. Kjo pasi në…

Lexo më shumë

Industri të shumta në mbarë botën prodhojnë miliona tonë mbetje të rrezikshme, si kimikate, metale të rënda dhe mbetje radioaktive, të cilat nëse nuk trajtohen si duhet, paraqesin rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Sa më të rrezikshme të jenë këto mbetje, aq më i lartë është edhe kostoja për trajtimin dhe neutralizimin e tyre. Grupet e interesit, të joshura nga përfitimet, zgjedhin t’i transportojnë këto mbetje në vendet e botës së tretë, ku korrupsioni dhe varfëria shpesh neglizhojnë rreziqet afatgjata. Në gusht 2024, Shqipëria u përfshi në një skandal ndërkombëtar për dyshimet mbi transportin e paligjshëm të…

Lexo më shumë