Author: admin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta tha se autoritetet shqiptare kanë pasur frikë se ai mund të arratisej. Në një intervistë për “Real Story” në “Abc News”, Karamuço tha se në momentin kur Meta ka udhëtuar drejt Kosovës ka patur dyshime se ai po kërkonte strehim atje. Më tej, eksperti shtoi se pas kontakteve me autoritetet e Kosovës është konfirmuar se ai do kthehej sërish në Shqipëri. “E ka ditur, ka vajtur në Kosovë, madje është dyshuar se mund të interesohej për një strehim të mundshëm dhe është ndarë ky informacion…

Lexo më shumë

Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK, rreth 1 orë para se ai të shfaqej në një konferencë të njoftuar për mediat. Meta u arrestua nga agjentët e BKH-së dhe Operacionales në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Policia e Shtetit në një njoftim tha se Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka fyer agjentët, duke justifikuar në këtë mënyrë nxjerrjen forcërisht nga automjeti të Presidentit të Partisë së Lirisë. Fillimisht Ilir Meta u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 15:00 u transferua në atë që njihet si blloku i…

Lexo më shumë

Nga Arlind Qorri Arrestimi i Ilir Metës ka gëzuar shumë njerëz. Edhe mua, dora në zemër, që ende e mbaj mend kur Fatos Nanoja (edhe ky kandidat i harruar për të dhënë llogari për korrupsion) i rendiste bëmat në fillim të viteve 2000. Sidoqoftë, pavarësisht perceptimit popullor dhe jopopullaritetit të Metës, drejtësia në Shqipëri është ende e mangët sa kohë Erion Veliaj dhe Edi Rama, keqbërës të korruptuar njëlloj si Meta dhe Berisha, mbeten të lirë e të pushtetshëm. Çdo ditë që Ramës dhe Veliajt i vonon thirrja në SPAK për çështjet e inceneratorëve dhe pastrimin e parave me kulla…

Lexo më shumë

Deputetja e PL-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me masat e caktuara ndaj tyre nga GJKKO. Kryemadhi thotë se nuk është vënë në dijeni mbi një vendim gjykatë që cakton masë sigurie ndaj saj dhe as për vendimin e arrestimit të babait të fëmijëve të tij. Ajo thotë se presekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, nuk e ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik. “Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës…

Lexo më shumë

Nga pamjet e arrestimit, duket se automjetin me të cilin po udhëtonte Meta e kanë rrethuar agjentët, e veshur me kapuça dhe të armatosur. Meta u arrestua me urdhër të SPAK nga agjentët e BKH teksa po lëvizte me makinë në afërsi të “Casa Italia” në kryeqytet. Kreu i PL kishte njoftuar në konferencë në 13:40. Ai është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në…

Lexo më shumë

Këtë të hënë, me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Ilir Meta, ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit…

Lexo më shumë

Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në vendin tonë. Alarmi u dha nga dermatologia Violeta Dajçi në një lidhje për “Dita Jonë”, sipas të cilës nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë  me këtë lloj infeksioni. Mjekja theksoi se mutacioni i ri i këtij infeksioni prek edhe më të pastrit, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar. “Ka raste të shtuara të zgjebes. nuk ka ditë që dermatologët të mos hasen me pacientë të infektuar nga ky lloj paraziti. Është parazit që përhapet me shpejtësi nëpërmjet kontaktit, duke dhënë dorën duke u përqafuar. Përhapet shumë lehtë dhe më…

Lexo më shumë

Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e PS. Mësohet se në fokus do jetë organizimi për zgjedhjet e ardhshme. Mbledhja vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë dhe vetëm një ditë më parë SPAK arrestoi një ish-deputet të PS-së. Akuza të rënda rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’. Të paktën 7 herë dyshohet se ka shitur sekret shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit, ndikoi në organet ligjzbatuese për Altin Hajrin pas…

Lexo më shumë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur skema mashtrimi të mikrokredive. Mësohet se i arrestuari është Alban Kote, i cili rezulton tek dosja e mikrokredive. Bëhet me dije se Kote ishte shpallur në kërkim që prej muajit Maj të vitit 2024. “Policia e Tiranës bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest…

Lexo më shumë

Në një njoftim të shkurtër për shtyp, SPAK bëri të ditur se ka urdhëruar arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-drejtor hipoteke dhe deputet për Partinë Socialiste, për pothuajse dy mandate nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror. Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga…

Lexo më shumë