Author: admin

Ditën e mërkurë, mjeku i sanatoriumit Pëllumb Hysko është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, pas transmetimit të emisionit “Stop” në Tv Klan ku Hysko shfaqej në skena të turpshme duke ngacmuar seksualisht një paciente. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ajo e ngacmimit seksual dhe e mitmarrjes, pasi mjeku e drejtoi pacienten tek kolegu i tij Artur Zeko për një skaner pa rradhë e pa pagesë me 20 mijë lekë të vjetra nën dorë. Nga ana tjetër ka reaguar edhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Në deklaratën për shtyp thuhet se rasti ishte tronditës ndaj mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku…

Lexo më shumë

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga sulmi terrorist në hapësirën ajrore të Turqisë në Ankara, ndërsa raportohet deri më tani për të paktën 22 të plagosur. Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, ka bërë me dije se në një deklaratë për mediat, se mes viktimave është edhe një shofer taksi. Raportet lokale më herët raportuan se një taksi ishte ndalur jashtë ndërtesës së TUSAS në Ankara që kishte transportuar sulmuesit, përpara se ata të bënin shpërthimin dhe të fillonin të qëllonin. Sipas zyrtarëve turq, pas sulmit të sotëm dyshohet se ishin anëtarë të grupit terrorist militant kurd PKK. Megjithatë,…

Lexo më shumë

Deputetja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës GJKKO vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka zbuluar një detaj lidhur me mënyrën se si është bërë Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gazetarja e News 24, Klodiana Lala e ka pyetur Kryemadhin mbi celularin që i është sekuestruar nga SPAK dhe mesazhet që ajo ka me persona të tjerë. Dhe në përgjigjen e saj, Kryemadhi përmendi disa emra mes të cilëve Kryeministrin Edi Rama, Eglantina Gjermenin, Milena Hariton, me të cilët ka shkëmbyer mesazhe. “Besoj se prokurorët e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën, i…

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve të kompanisë ajrore, ishte një sulm terrorist Turqia është tronditur mesditën e sotme nga një sulm terrorist. Mediat turke raportojnë se një shpërthim i ndjekur nga të shtëna me armë është dëgjuar në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite. Raportet e pakonfirmuara thanë se mund të ketë qenë një sulmues kamikaz. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist. “Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke…

Lexo më shumë

Kylian Mbappe ka përfunduar sërish në qendër të polemikave, por këtë herë çështja është serioze. Ylli i Francës dhe Real Madrid hetohet në Suedi për përdhunim. Mediat suedeze dhe ato franceze konfirmojnë çeljen e hetimeve në dëm të futbollistit, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua gjatë qëndrimit të tij në Stokholm fundjavën e shkuar. Duke qëndruar në atë që raportojnë dy të përditshmet më të mëdha në Suedi, “Ekspressen” dhe “Aftonbladet”, autoritetet në vend kanë marrë një denoncim nga një grua e re, ndërsa si prova kanë marrë veshjet e saj si dhe kanë kontrolluar dhomat e…

Lexo më shumë

Nga Armand Shkullaku Eksperimenti euro- atlantik, se në një vend ku të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri i vetëm, mund të ndërtohen institucione të pavarura, ashtu siç pritej, dështoi me sukses. Ndonëse historia politike nuk njeh ndonjë rast ku regjimet autokratike të bashkëjetojnë me segmente të lira dhe demokratike, shqiptarëve iu rrëfye përralla se diçka e tillë mund të bëhej realitet nëse mbështetej nga partnerët strategjikë. Pastaj përralla u shndërrua në një iluzion, ku “heronjtë e rinj të fëmijëve tanë” do të ndesheshin dhëmbë për dhëmbë me krimin dhe korrupsionin dhe, më në fund, shqiptarët do të jetonin të…

Lexo më shumë

Përfaqësues të Partisë së Lirisë, janë mbledhur para ambienteve të GJKKO në mbështetje të kreut të partisë së tyre, Ilir Meta. Ish-deputeti Lefter Maliqi tha për gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi se ditën e sotme ata janë paraqitur para ambienteve të GJKKO në shenjë solidariteti me presidentin e Partisë së Lirisë. Ai tha se në datë 29 tetor pritet të mbahet edhe protesta e dytë e madhe e mosbindjes civile nga opozita, ku tashmë sipas tij ka ardhur momenti për thirrjen “ja vdekje ja liri”. “Zoti Meta nuk ka pasur dëshirë të ketë organizim nga ana e Partisë së…

Lexo më shumë

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pas shtyrjes së seancës së GJKKO ka folur për pjesë të dosjes së SPAK në ngarkim të Ilir Metës, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Kryemadhi tha se në këtë dosje është përfshirë dhe emri i biznesmenit Samir Mane për një ligj të porositur sipas SPAK për minierat. Por deputetja e PL ka hedhur poshtë pretendimet, duket thënë se Samir Manes i ka shitur një shtëpi në Qerret, kurse ligji i propozuar në Kuvend është kërkuar nga Vali Bizhga dhe LSI ka propozuar një ligj për statusin e minatorit. Duke folur për vilën që sipas saj…

Lexo më shumë

Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në Bllokun e Sigurisë ku është mbajtur në Tiranë, menjëherë pas arrestimit. “Zoti Meta do që t’i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër. Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion”, tha Petraj në Euronews Albania. Ai është ndalur dhe të kërcënimi i drejtpërdrejt që Ilir Meta i ka bërë në nisje të gjyqit sot, Altin Dumanit, teksa e kishte përballë…

Lexo më shumë

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka lënë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, për Ilir Metën, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ish-drejtorin e AKEP zotin Piro Xhixho dhe shtetasen E.Ç. Seanca gjyqësore me përfaqësues të akuzës prokurorët Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja ka nisur prej orës 09:30 të mëngjesit, por është ndërprerë për tre orë, për shkak se të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me dosjen. Në orën 13:30, seanca ka rinisur duke përfunduar më tej në orën 17:00. Çela vendosi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Ilir Metën, “detyrim paraqitje” për Monika…

Lexo më shumë