Author: admin

Kanë humbur jetën në një aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Lexo më shumë

Atentati i pasdites së sotme në Shkodër, duket të jetë një ngjarje e paralajmeruar. Pak ditë para se të ndodhte atentati që tronditi sot qytetin e Shkodrës, dy persona kërcënuan me armë në kokë Arlind Bushatin. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku deri më tani bilanci është me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë. Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati, 32 vjeç pak…

Lexo më shumë

Hamza Lici i bashkohet viktimave të sagës hakmarrëse mes dy klaneve të fuqishme kriminale në Shkodër. Gjithçka nisi pas operacionit për goditjen e grupit të gjobave të familjes Lici më 2017. Si ia vranë ish-kampionit të boksit Astmer Bilali babanë dhe xhaxhanë, ekzekutimi në kurth i Endri Mustafës, ish-policit Bërçana dhe gruas së tij dhe deri te atentati i sotëm ndaj Licëve, një prej të cilëve Hamzai, vëllai i Ibrahimit Fisi Lici ka qenë një ndër të atakuarit të paktën pesë vitet e fundit në Shkodër dhe të dyshuarit për një zinxhir krimesh dhe përplasjesh të përgjakshme për territor, biznese ilegale…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për të 2 plagosur dhe për 4 viktima. Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur. Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllari i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe “Metamorfoza”, ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë…

Lexo më shumë

Anija me flamur turk që ka sjell në brigjet e Durrësit 102 kontejnerët e dyshuar me “mbetje të rrezikshme”, ndodhet ende në radë dhe asnjë pjesë e ngarkesës nuk është shkarkuar për t’u vënë nën sekuestro sipas vendimit të Prokurorisë. “Moliva” ka sjell ngarkesën e dyshuar me lëndë të rrezikshme që ishte nisur për në Tajlandë por u kthye prapa, pas një alarmi të dhënë nga organizatat ndërkombëtare. Mirëpo, prej mëngjesit të ditës së hënë, datë 28 Tetor anija me flamur turk ndodhet në radën e Portit të Durrësit dhe nuk është ankoruar për të shkarkuar ngarkesën prej 102 kontejnerësh.…

Lexo më shumë

Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projekt-buxhetin e vitit 2025. Të dhënat financiare të shtetit tregojnë për rritjen e të ardhruave me vetëm 5.7%, ndërsa shpenzimet për pensione, edhe pse nuk parashikohet të ketë rritje, do të zënë 23% të të gjitha shpenzimeve. Projektbuxheti i shtetit për vitin 2025 mbështetet në parashikimin për rritjen e të ardhurave me vetëm 5.7% ndërsa ushtria e stërmadhe e pensionistëve do të marrë 23% të të gjitha shpenzimeve dhe 25.5% të të gjitha të ardhurave pavarësisht se qeveria nuk ka planifikuar rritje të pensioneve. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm paraqet gjendjen e…

Lexo më shumë

Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si pjesë e gjyqit Encro, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive. Në atë që mediat e huaja e cilësojnë si çështjen më të rëndë të drejtësisë belge, Gjykata Penale e Brukselit dha 119 dënime të martën pas 16 muajsh zvarritje. Gjyqi Encro ka të bëjë me një organizatë të madhe kriminale të çmontuar falë goditjes së policisë së shërbimeve të mesazheve të koduara Encrochat në 2020 dhe Sky ECC 2021. 124 të pandehur dhe katër kompani u…

Lexo më shumë

Avokati Edmond Petraj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV foli për protestën e opozitës. Avokati bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se shumë shpejt Flamur Noka do të arrestohet, edhe ai që e denoncoi është vetë Gaz Bardhi. “SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme. Flamur Nokën e denoncoi vetë Gaz Bardhi. Imagjino çfarë ndodh me këta që janë bashkë sot në këtë protestë. Është e mira që Gazi t’i marrë përsipër të gjitha këto gjynahet e PD-së edhe të…

Lexo më shumë

DashiÇështjet financiare pritet të marrin vrull. Në aspektin profesional pritet produktivitet dhe fokus i lartë, por përpiquni të mbani nën kontroll nivelin e stresit. Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme, por shmangni bisedat e zënkave të kaluara. DemiMarrëdhënia në çift do të jetë në qendër të vëmendjes. Projektet kreative pritet të lulëzojnë, por kujdes nga mbianalizimi i situatave në punë. Në planin financiar gjërat mbeten të qëndrueshme. BinjakëtMendohuni dy herë përpara se të bëni deklarata të guximshme në punë. Çështjet shtëpiake dhe familjare kërkojnë vëmendjen tuaj. Një ofertë për punë mund të ofrojë perspektiva të reja. Gaforrja Grindjet për…

Lexo më shumë

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim. Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme. “Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar.…

Lexo më shumë