Prokuroria e Tiranës merr të pandehur për falsifikim dokumentesh, shefin e shërbimit të djegie plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Vladimir Filaj dhe rektorin e akademisë Invodent, Ilo Mele. Hetimet nisën pas kallëzimit të doktorit të Shkencave Gëzim Xhepa, i cili kandidoi bashkë me Filajn si shef shërbimi i djegie plastikës. Xhepa ngrinte pretendime se Vladimir Filaj nuk plotësonte kriteret për të kandiduar, pasi nuk një prej kushteve që parashikon ligji është të të jetë pedagog me kohë të plotë dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar. Nga hetime rezultoi se Vladimir Filaj kishte paraqitur pranë…
Author: admin
Dashi Mbajeni komunikimin tuaj sot të shkurtër dhe të ëmbël. Nuk ka nevojë që ju te bëheni poetik, ose të mburreni me stilin tuaj. Në aspektin financiar do të bëni më shumë shpenzime. Demi Përpiquni që sot të mos mendoni për një periudhë afatgjate. Ju duhet të përqendroheni tek gjërat e çastit. Ka një shans të mirë që deri në fund të ditës do të mbyllni disa çështje. Binjaket Në një mënyrë ose një tjetër ju sot jeni në lëvizje. Ju keni nevojë që të vazhdoni në këtë mënyrë për sa më shumë kohë që të jetë e mundur. Ndoshta,…
Të paktën 95 njerëz janë vrarë në përmbytjet pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin lindor të Spanjës të Valencias dhe provincat fqinje Albacete dhe Cuenca. Reshjet jashtëzakonisht të mëdha, përmbytën pjesë të Valencias dhe provincat e Albacete dhe Cuenca brenda vetëm pak orëve nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së mërkurës herët. Më shumë se 60 rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, duke përfshirë autostradat kryesore përgjatë bregut lindor dhe midis Madridit dhe Valencias. Shërbimet lokale të trenave janë ndalur dhe lidhja hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Valencias dhe kryeqytetit është pezulluar gjithashtu. Kryeministri Pedro…
Shoqërohen 10 persona për atentatin në Shkodër, mes tyre dhe Safet Bajri raporton euronews albania. Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin e ndodhur këtë pasdite në Dobraç të Shkodrës. Të vdekur mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Si ndodhi ngjarja? Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin…
Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga masakra në Shkodër, si pasojë e atentatit ndaj Hamza Lici, edhe ky i mbetur i vdekur. Arlind Bushati nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plumbave që janë qëlluar në drejtim të automjetit të Licit, ku dhe ka qenë bashkudhëtar me të. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, u shpreh se policia e Shkodrës është e pamotivuar, dhe e pambështetur nga institucionet e tjera, ndërsa shtoi se drejtësia përkëdhel kriminelët. Karamuço u ndal te drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku tha se nuk…
“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion, sepse është e pamundur që ata ti njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, shqiponja, krime madje dhe ndaj rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin infromacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” u shpreh polici. Ky person që flet në kushtet e anonimatit, punon prej vitesh në Policinë e Shkodrës. I gjendur përballë frikës se në një të ardhme të afërt mund të ketë fatin e kolegëve të tij, ka vendosur të flasë dhe të adresojë…
Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku e ekzekutua Hamza Lici dhe Arlind Bushati, që ndodheshin në një automjet tip Benz. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat. Gazetarja Klodiana Lala tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri. “Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin…
Një atentat mafioz ndodhi këtë pasdite në Shkodër, ku u ekzekutua vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe Arlind Bushati djali i kandidatit të Bashës për kryebashkiak në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Sakaq, mbeti e vrarë një grua që po kalonte me të shoqin me motor, ndërsa bashkëshorti i gruas që humbi jetën ndodhet në gjendje të rëndë.. Gjendet një makinë e djegur me dy kallashnikovë ndërsa RENEA ka hyrë në Dobraç ku po bën kontrolle edhe tek Bajrajt me të cilët fisi Lici ka armiqësi të fortë. Çifti fatkeq në ‘vendin e gabuar’ Hamza Lici, vëllai i vogël i…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur sot në distancë me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. E gjitha nisi nga një raportim i kryekomisionerit Ilirjan Celibashit në Komisionin e Dezinformimit që kryeson Braçe. Të dy, ranë dakord që organizatat politike duhet të deklarojnë burimet e tyre të financimit, ndërsa Braçe tërthorazi përmendi rastin e Lapajt. Përgjigjen e mori në rrjetet sociale nga ky i fundit. “A zoti Braçe, zoti Braçe…je shqetësuar shumë zoti Braçe! Së pari në këto 13 muaj “Lëvizja Shqipëria Bëhet” ka funksionuar si një organizatë jo fitimprurëse e regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës. Së dyti,…
Mjeti tip benz me targa kroatë që lëviztë Hamza Lici dhe Arlind Bushati i është nënshtruar një kontrolli nga ana e policisë së shtetit dhe gjatë këqyrjes janë gjetur 3 armë zjarri. Këto armë janë dërguar në laboratori e policisë shkencorë për t’u përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Po ashtu, policia po punon për të përftuar element të gjurmë të gishtave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sasi e konsiderueshme gëzhojash për të cilën policia do të rikthehet sërish në vendin e ngjarjes për të siguruar prova të tjera.