Zbulohet skema tjetër 5D në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino në telashe, SPAK i sekuestroi celularin, në sitë dhe tenderët me ROGAT Security. Një tjetër skemë e ngjashme me atë të “5D Konstruksion” është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ku dy drejtorë të saj dhe një shefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje një kompanie pas të cilëve dyshohet se janë vetë ata. Emisioni “Kronos” në MCN TV ka zbuluar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm, ku ish drejtorja e Përgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri dhe shefja e sektorit Vilma…
Author: admin
Projekti i kullave dhe hoteleve “Alabbar” në 820 mijë m2 truall shtetëror të Portit Detar-Durrës, të cilin Babloku e paraqiti si zhvillim turistik për ekonominë e vendit, maskuar si “Marina Durrës”, në fakt është biznes privat ndërtimi me mafien arabe, ruse e turke. Për të fshehur të vërtetën e këtij biznesi privat, kryeministri Edi Rama, në muajin korrik 2022, sajoi një kompani shtetërore me emrin “Albanian Seaports Development Company”, që është orkate në masën 33% me kompaninë mafioze offshore “Eagle Hills Real Estate Development” të drejtuar nga arabi Mohamed Alabbar. Deri tani, arabi Mohamed Alabbar ka shitur në ajër 25%…
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa tha se lufta midis bandave po ushtrohet edhe në ambiente publike. Ai u shpreh se Shkodra po kthehet si ‘Siçilia e viteve 60’. Softa ka paralajmëruar se pas këtij atentati, do të ketë edhe të tjera pasi sipas tij Shkodra është një “zonë shumë e nxehtë”. “Kjo luftë midis bandave ushtohet në ambiente publike, në rrugët e qyteteve dhe kjo lloj përplasjeje ka krijuar viktima të cilët janë të pafajshëm siç është edhe çifti me motor, ku ka humbjen e bashkëshortes por në ditë të vështira është edhe bashkëshorti i cili po lufton për jetën…
Gazetari Elton Qyno ka rikujtuar bisedën në SKY 4 vite më parë mes Behar Bajrit dhe një personi tjetër, teksa ky i fundit i thotë se po vrave Ibrahim Licin, ke marrë Shkodrën. Sipas gazetarit vrasja e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ishte e paralajmëruar. Qyno i bën thirrje SPAK, të ndërhyjë menjëherë që të shmangë një hakmarrje të Licëve. “Kush do të kuptojë Shkodrën mjafton të lexosh këtë shkrim për të kuptuar etjen për krim të palëve kriminale. Dje ata që vranë, qysh në 2020 e kishin një ëndërr, të shpallin Shkodrën Republikë të Pavarur. Beteja për të mbajtur…
Teksa nisi qetë, nuk ka vijuar e tillë seanca e sotme e Kuvendit. Pak pasi nisën fjalën ministrat, deputetët e opozitës të cilët ndodhen në sallë, i janë afruar foltores dhe nuk kanë lejuar që të vijohet fjala. Në hollin e Kuvendit janë futur Jorida Tabaku, Albvana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri Menjëherë më pas ka ndërhyrë Grada, e cila është bërë “gardh” para foltores. Ndërkohë momente tensioni ka edhe para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por ndalohen nga garda. “Hape! Hape! T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut!…
Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë. Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se ai u arrit të bllokoheshin paratë. “Kam ndjekur procedurën standarde, janë paraqitur dy shtetas italia , njëri prej tyre është paraqitur si avokat dhe tjetri si biznesmen që donte të transferonte para për të investuar në Shqipëri. Ura lidhëse ka qenë Artur Balla. Në dijeninë…
Dy viktimat e masakrës së djeshme në Dobraç të Shkodrës Hamza Lici dhe Arlind Bushati, sipas burimeve policore, nuk kanë qenë të vetmit në automjetin tip “Benz” me targa kroate në momentit e sulmit nga një mjet në lëvizje “Range Rover”. Hetuesit kanë shtrirë dyshimet se një person i tretë ka qenë bashkë me dy viktimat, por që në momentin sulmit është larguar nga vendngjarja. Kjo e dhënë e mbërritur në zyrat qendrorë të Policisë Shkodër ka kaluar në verifikim për të mësuar mbi identitetin e personazhit në fjalë. Nga një video amatore që ka qarkulluar në disa media duket…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj Hamza Licit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Raportohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Dyshohet se pjesëmarrësit në atentat kanë qenë tre persona, dy kanë luajtur rolin e qitësit ndërsa një i tretë drejtonte makinën nga e cila është qëlluar drejt shënjestrës. Autorët kanë qenë të maskuar. Kujtojmë se në momentin e ngjarjes, bashkë me shënjestrën Hamza Lici, në makinë me të ka qenë edhe Arlind Bushati, i cili humbi jetën në spital pas plagëve…
Ish kreu i OSHEE dhe ish drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit, Ardian Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014 dhe u largua vitin e shkuar. Ende nuk dihen detajet se për cilën dosje është thirrur në SPAK, teksa ish kreu i OSHEE do të merret në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai mund të jetë i përfshirë në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, të cilin nga bisedat e aplikacionit “Sky Ecc”, u zbulua se kishin ndikuar personazhe të njohur të botës së krimit…
SPAK ka zbuluar një pasuri me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me burim aferat korruptive. Nga kjo pasuri, mbi 800 mijë euro kanë si burim Fatime Kryemadhin, e cila shiste qepë në Qytetin Studenti. Qindra mijëra euro Fatime Kryemadhit ia ka dhënë cash biznesmeni Gentjan Sula, i implikuar në pastrimin e parave të çiftit Meta-Kryemadhi. Megjithatë, Fatime Kryemadhi ka deklaruar se ka punuar dhe ka ndihmuar të bijën Monika Kryemadhi. Po çfarë punësh ka bërë familja e Monika Kryemadhit, e cila u pasurua kaq shumë? Drini Kryemadhi, vëllai i Monikës, ka punuar si furrxhi, DJ dhe…