Author: admin

Një nga personazhet e njohura të botës së krimit, Durim Bami, i njohur ndryshe dhe si “i forti i Niklës” mësohet se ka bërë kërkesë autoriteteve në Dubai të mos ekstradohet në Shqipëri. Nga burime për zahiri news raportohet se Bami e ka bërë kërkesë për autoritetet e Abu Dhabit me justifikimin se i rrezikohet jeta. Bami ka pretenduar se në Shqipëri janë rreth 16 banda që tentojnë ta eliminojnë fizikisht dhe nëse sillet në Shqipëri rrezikon të ekzekutohet. Ditën e djeshme Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit për të dytën…

Lexo më shumë

Një përplasje është regjistruar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kreut të Kontrollit të Lartë Shtetëror Arben Shehu. Braçe u ankua për mediat se po e sulmojnë se me proprozimet e tij po tenton që mazhoranca të vendosë nën kontroll KLSH-në, duke e kthyer në një audit të brendshëm të Qeverisë. Deputeti i PS-së tha se shqetësohet kur del nëpër portale dhe se për këtë shkak kishte vendosur të mbyllte gojën. “Po sulmohem nga media vetëm pse kam bërë disa propozime në rezolutën e KLSH-së. Si institucion KLSH nuk kapet dot nga një…

Lexo më shumë

Për të kuptuar se sa i fuqishëm është një grup kriminal, mjafton të shohësh historikun e drejtuesit të tij. Hetimet që janë kryer ndër vite për të dhe faktin nëse është përballur apo jo me drejtësinë. Në sistemet kriminale të Policisë së Shtetit, grupet kriminale në Durrës, konsiderohen si mjaft të rrezikshme dhe me kontroll në kanalin e trafikut të drogës. Por kryesisht ato grupe që kanë drejtuar trafikun e heroinës nga Turqia për në Itali dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, janë raportuar për lidhje të forta politike. Herë pas here, në tri dekadat e fundit është raportuar…

Lexo më shumë

Ilir Meta, 7 ditë pas arrestimit të tij, ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku shpjegon arsyet, sipas tij, pse u arrestua pikërisht tani. Presidenti i Partisë së Lirisë ia hedh fajin Monika Kryemadhit, duke thënë se “kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, duke iu referuar shpenzimeve shëndetësore jashtë shtetit. “Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit. Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një…

Lexo më shumë

Zbulohen mesazhet e kryepolicit Ilir Proda për vartësit e tij pak orë para protestës së opozitës, e cila ka paralajmëruar bllokimin e disa pikave nevralgjike të qarkullimit nga Veriu në Jug. Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u ka dhënë porositë vartësve të tij, lidhur me protestën që do të zhvillojë opozita sot, e cila ka paralajmëruar bllokim të disa akseve kryesore në vend. Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Po kështu, Proda ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste…

Lexo më shumë

Një tjeter funksionar i partisë socialiste ka rënë në rrjetën e prokurorisë së posacme. Bëhët fjalë për kryetarin e bashkisë Devoll, Eduard Duro për të cilën SPAK i ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kjo akuzë i është komunikuar Duros ku tashmë zyrtarisht behet kryebashkiaku i radhës i pandehur.Burime per gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë më dije se Duro ka shpërdoruar detyrën pasi ka licensuar një biznes karburant që ishte në ndërtim pa leje. Kallzimi është bërë nga një tjeter subjekt në SPAK. Duro u shpall fitues më 8376 vota, kundrejt kandidatit Ervis Hajderlli i cili siguroi 8011 vota. SPAKU…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një 24-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se një lëndë plasëse ka shpërthyer në duar duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa, lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e…

Lexo më shumë

Ditën e djeshme u mësua se Durim Bami, personazh i botës së krimit, që ndodhet në Dubai, është arrestuar nga autoritetet dhe ekziston mundësia që ai të dëbohet drejt Shqipërisë, siç ndodhi pak kohë më parë me Plarent Dervishajn. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dhënë detaje nga ndalimi i Bamit. Lala tha se Bami është konsideruar si i forti i Niklës, me lidhje shumë të forta edhe në politikë dhe sipas saj mund të jetë personazh interesant për tu zbërthyer. “Në maj të këtij viti ka patur urdhër arrest, ku u goditën disa grupe kriminale. Ka dyshime…

Lexo më shumë

Dashi Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe ka mundësi të hidhni hapa të pamenduara aspak. Në punë duhet të krijoni, të shpikni dhe të jeni më këmbëngulës kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.…

Lexo më shumë

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar disa detaje nga shkarkimi zinxhir i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.  Xama tha se një pjesë e drejtorëve janë duke u verifikuar nga SPAK dhe se janë sekuestruar dokumenta në drejtori të ndryshme të Bashkisë dhe ato në varësi.  “Nga burimet brenda mbledhjes, të gjithë drejtuesit e Bashkisë kanë marrë mesazh paraditen e të premstes që do të kishte mbledhje urgjente me kryetarin, janë shprehur të habitur sepse ishte bërë mbledhje tre javë më parë. Ka zgjatur 10 minuta mbledhja, Veliaj ka thënë…

Lexo më shumë