Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP” do të nisë javën që vjen. Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, disa prej tyre janë të sigurt. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike. Po ashtu, edhe reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, do t’i bashkohet kastit të fermerëve. Gjithashtu janë aluduar edhe personazhe të tjerë publik që do të jenë fermerët e këtij edicionit të “Ferma VIP”, si Alba Pollozhanin, Big Bastën, Frederik Ndocin,…
Author: admin
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, ka publikuar sot raportin vjetor për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Sipas raportit të DASH, krimi i organizuar, i udhëhequr nga grupe shqiptare, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me substanca narkotike të rrezikshme si kanabis, kokainë dhe heroinë. Në raport thuhet krimi shqiptar po i pastron paratë e drogës në ndërtimin e kullave dhe blerje të pasurive të paluajtshme. “Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare,…
Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e aksidenteve rrugore, duke bërë që rrugët e vendit tonë të kthehen edhe një herë në skena ngjarjesh të rënda. Gjithçka nisi pak pas mesnatës së 20 marsit, ku në Fushë-Prezë, një automjet tip “Benz” ku po udhëtonin 4 të rinj, u përplas me një kamion të lënë në rrugë nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi. Si pasojë e përplasjes makina shpërtheu në flakë, duke djegur vëllezërit Enejdi dhe Erlind Laçi, 25 dhe 20-vjeç, kushëririn e tyre Andi Laçi 22-vjeç dhe shokun që udhëtonte me ta Enrikejd Kurti, 24-vjeç. Gjatë…
Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. Tre ditë më parë, 18 mars 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj emëroi nga qelia Sara Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit. Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën ku u pyet lidhur me çështjen hetimore të Erion Veliajt.
SPAK ka nisur hetime mbi marrëdhëniet ndërmjet kompanisë së telekomunikacionit “One Albania” dhe “Gogel shpk”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Dyshimet kryesore lidhen me favorizime dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e kontratave publike. Sipas dokumenteve hetimore, “One Albania” ka qenë klienti kryesor i “Gogel shpk”, duke i paguar kësaj të fundit rreth 551.639.924 lekë për shërbime marketingu dhe promovimi deri në qershor 2024. Në të njëjtën periudhë, “One Albania” ka fituar disa tendera nga Bashkia e Tiranës, përfshirë: • Tenderin për “Shërbimin e infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve…
Anglia fillon sot një epokë të re nën drejtimin e Thomas Tuchel, ndërsa Tre Luanët nisin rrugën për në Kupën e Botës 2026 me një ndeshje kualifikuese kundër Shqipërisë në Wembley. Ndeshja e parë e Tuchel në krye vjen pasi Anglia synon fitoren në turneun e vitit 2026, me trajnerin gjerman që nënshkruan një kontratë 18-mujore pasi pasoi Gareth Southgate si trajner. Dhe ndeshja e së premtes mbrëma në orën 20:45 në Wembley do të ofrojë një vështrim të hershëm se si Tuchel dëshiron të formësojë ekipin e tij të ri në Angli, pas periudhave në ndeshjen e klubit me…
Policia ka arrestuar 12 tutore dhe 1 oficere policie pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion. Autoritetet zbuluan se grupi kriminal kishte detyruar rreth 50 vajza të huaja nga Kolumbia të punonin si prostituta në kushte të pasigurta. Nuk dihen ende detaje nga operacioni policor dhe roli i efektives në këtë rrjet prostitucioni. Mësohet se oficerja e policisë është Anisa Brahja, nënkomisare e Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Mes 11 urdhër-arresteve të firmosura me vendim gjykate, është edhe një grua kolumbiane, e cila është shpallur në kërkim, pasi aktualisht ndodhet në Kolumbi. Pjesa tjetër janë ekzekutuar nga Antitrafiqet e Tiranës dhe në…
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga përgjimet e SPAK ndaj Veliajt në qeli. Lala tha se një nga personat për të cilët Veliaj flet me urrejtje, është Arbjan Mazniku, për të cilën ka një gjuhë mjaft të papërshtatshme. “Veliaj, ndoqi strategji të gabuar në mënyrën si e ndërtoi narrativën. Veliaj mund të ishte në situatë tjetër ligjore, por të merrej në mënyrë proceduriale dhe jo në kurthin ku e futën të vetët. Përmendet termi redaktori, është e vërtetë ajo që thotë zoti Berisha. Statuset shkruhen nga jashtë, ai flet për thelbin dhe shkruhet. Një nga njerëzit që mund të ishte…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe zengjinët e qeverisë, si zëvendës, ministra, deputetë e kryebashkiakë, gjithnjë e më shumë zhgërryen në luks, duke vjedhur dhe grabitur taskat e shqiptarëve dhe këtë e vazhdojnë të pashqetësuar nga drejtësia. Belinda Balluku, e cila është akuzuar nga opozita, si një prej figurave më të korruptuara në qeverinë Rama, i ndërron dhe i përshtat unazat e zafirit sipas ngjyrave të veshjeve dhe stilit. Në një denoncim në media, thuhet se dy prej unazave të zafirit të vendosura në gishtat e Belinda Ballukut, kushtojnë më shumë se 15 mijë euro. Në një kohë që familjet shqiptare dhe pensionistët nuk…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për orët e “luftës” që u zhvilluan mes kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu dhe kryeministrit Edi Rama për kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Lala u shpreh se në shkresën e Veliajt ka pasur dy urdhra, emërimi i Sara Goxhajt si nënkryetare dhe delegimi i drejtimit të bashkisë te ajo. Ajo ka treguar se sapo Rama është vënë në dijeni për ngjarjen ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës, ku dhe ka zhvilluar një debat me Alban Dokushin. Lala tha situata ka qenë e tensionuar në bashki. “Mbrëmë në 23:50 minuta më mbërriti një shkresë…