Author: admin

Në mbledhjen e datës 19 shkurt 2025, Këshilli Kombëtar Territorit dhe Ujit miratoi 60 vendime për ndërtim kullash, resorte dhe godina publike. Mes vendimeve të miratuara përfshihet edhe ndërtimi i një kulle 27 kate në Tiranë nga kompanitë e ndërtimit 2T shpk dhe Be-is shpk, kompani të cilat gjatë dhjetë viteve të fundit kanë marrë rreth 410 milionë euro tendera publikë. Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë 2T është biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos. Kompania 2T, pas të cilës dyshohet se fshihet ish kreu i Gardës, Gramos Sako, hyri fuqishëm në tendera duke futur…

Lexo më shumë

Nuk e futën në listën për deputetë të PS-së, por qëndron në krye të favorizimeve në tendera. Fuqia politike e Paulin Stërkajt vazhdon të mbushë llogarinë kompanisë së kushëririt. Një nga këto prokurime ku shkelet haptazi barazia, është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Nuk dihet si do të veprojë në këtë rast kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, por ky tender prej 500 milionë lekësh (pa llogaritur TVSH) i është dhënë të afërmit të politikanit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, duke s’kualifikuar padrejtësisht ofertën 100 milionë lekë më të ulët. Denoncimi Në datën 17 mars 2025 në Bashkinë…

Lexo më shumë

Përgjatë shtatë ditëve janë vendosur 12 mijë e 852 gjoba për shkelje të ndryshme. Nga pamjet e ofruar nga policia në vëmendje kanë qenë edhe kamionët ku kanë rezultuar se lëviznin jashtë fashës orare të lejuar apo dhe pa dokumentacionin e rregullt ligjor. Janë 5 drejtues kamionësh dhe 4 betonieresh që janë gjobitur. Xhamat e errët po ashtu kanë qenë nën vëmendjen e bluve. Mungesa e qëndrimit në radhë në zonat me trafik por edhe zaptimi I hapësirave publike janë shoqëruar me masa, ndërsa për shkeljet policia rrugore ka përdorur edhe dronët për monitorimin nga ajri të situatës.

Lexo më shumë

Shqipëria numëronte 2,402,113 banorë në vitin 2023, me një shpërndarje gjinore gati të barabartë (49.6% meshkuj dhe 50.4% femra). Rënia është e theksuar në qarqet jashtë Tiranës, me Qarkun e Shkodrës që ka humbur 28.3% të popullsisë dhe Kukësin 27.3%, ndërsa Berati ka pësuar rënien më të vogël me vetëm 0.7%. Tirana mbetet e vetmja që ka shënuar rritje, me një shtim prej 1.2%, kryesisht si rezultat i migrimit të brendshëm. Si pasojë, përqindja e popullsisë që jeton në kryeqytet është rritur nga 26.8% në 2011 në 31.6% në 2023, duke e bërë atë qendrën dominuese të vendit. Qarku i…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë të diel Mario dhe Andi Roshin, vëllezër, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u janë sekuestruar edhe disa pasuri cilat nuk justifikohen nga të ardhuat e…

Lexo më shumë

Prime Web është e vendosur dhe do vijojë rrugën e vështirë për ti çjerrë maskën kujtdo që shkel ligjin, kujtdo që abuzon me detyrën dhe oligarkët që përfitojnë fondet publike dhe favorizohen nga pusht-tetarët. Prime Web nuk tërhiqet edhe pas sulmeve që i kanë bërë kohët e fundit por edhe pas bllokimit të domainit nga oligarkët e Vodafonë Albania në kundërshtim me ligjin për të cilën do të flasim në vijim dhe se si i vjedhin ata qytetarët me ofertat dhe mashtrimet që bëjn. 

Lexo më shumë

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, reklamonte në internet shpërndarjen e 300 legalizimeve në Njësinë Administrative Strum. Një proces i shumë debatuar, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar legalizimet në këmbim të votës. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, “Sulltanesha” e Roskovecit ka finalizuar një tender në të njëjtën Njësi Administrative. Pas legalizimeve, Bufi do të shtrojë disa rrugë me asfalt. Një përdorim i fondeve publike për interesa politike dhe për vota, ku me këto veprime Majlinda Bufin duket se nuk e pengon asnjë gjë. Asnjë institucion kontrollues apo edhe ligjzbatues,…

Lexo më shumë

Rrjeti i dytë më i madh i marketeve në Shqipëri, Spar Albania ka ndërruar pronar. Kompania kosovare Viva Fresh Group njoftoi se ka arritur marrëveshjen me grupin Balfin për blerjen e zinxhirit të supermarketeve SPAR. Në njoftimin në platformën facebook, Viva Fresh Group njofton: “Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e te dy vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të…

Lexo më shumë

Edi Rama është bërë shërbëtor i Samir Manës, duke i ofruar atij mundësinë që të rrisë pasurinë e tij në kurriz të shqiptarëve. Rama ka luajtur një lojë të zgjuar për të mbajtur pushtetin dhe për të siguruar që Manës dhe grupit të tij të oligarkëve t’u vijë gjithmonë përfitimi. Me ndihmën e Ramës, Samir Mane ka mundësinë të përfitojë nga koncesionet, ndërtimet në zona turistike dhe investimet që financohen nga Bashkimi Europian. Këto janë skema që, në thelb, janë krijuar për të privilegjuar ata që janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe për të shpërdoruar pasurinë publike. Rama, duke…

Lexo më shumë

Në një kohë kur shumica e vendeve po kalojnë drejt një shoqërie pa para të gatshme, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë politikën e tyre. Këto dy shtete nordike, të cilat tradicionalisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë përdorimin e parasë fizike si masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike. Raporti i fundit i Bankës Qendrore tregon se Suedia dhe Norvegjia kanë nivelin më të ulët të parasë fizike në qarkullim si përqindje e PBB-së në botë. Në Suedi, vetëm një në dhjetë blerje bëhen me para të gatshme, ndërsa pagesat me karta bankare dhe aplikacione…

Lexo më shumë