Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë” Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj i arrestuar dy ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “nxitja për përdorimin e drogës”. Ngjarja është regjistruar në datë 22 Mars, ndërsa Rakipaj dyshohet se edhe ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest ne burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg. Referuar ngjarjes 40-vjeçari dyshohet se bashkë me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur…
Author: admin
Një situatë skandaloze vazhdon të jetë e pranishme në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, ku banorët jetojnë mes një problemi që zgjat prej dekadash. Të jetosh në këtë lagje, sidomos në lagjen 24 Maji, është bërë një sfidë e përditshme, e cila ka prekur jo vetëm kushtet e jetesës, por edhe shëndetin dhe sigurinë e banorëve. Një nga problemet më të mëdha është ndotja që vjen nga plehrat, të cilat grumbullohen në mënyrë të papërgjegjshme në këtë zonë. Derrat, që janë shpesh në kërkim të ushqimit, janë një pamje e zakonshme, duke e përkeqësuar ndotjen dhe duke bërë…
Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%. Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës…
Që prej muajt dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë. Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një…
Vijon dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në GjKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit kur është arrestuar, ai ka thënë se nuk iu ka kthyer përgjigje atyre që i cilëson si të korruptuar. Ai ka thënë se kur u arrestua e dërguan në spitalin e Fierit pasi ishte plagosur. Më pas e drejtuan drejt Ushtarakut në Tiranë, ku kanë shkuar për ta takuar dy zyrtarët policorë Ardian Çipa, Tonin Vocaj si dhe prokurori Kreshnik Ajazi. Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur…
Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. Sipas tij Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e të mblidhen të gjithë telefonat. “Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në…
Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri. Hulumtimi gjithashtu evidenton praninë, ndikimin dhe pasojat e thella të korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa thekson se qytetarët mbeten pesimistë që situata do të përmirësohet, megjithëse puna e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, shihet si një “simbol shprese”.Sipas ekspertëve, përhapja e këtyre fenomeneve është ndikuar si nga kultura shoqërore, ashtu edhe nga ndërhyrja e politikës në institucionet publike. “Korrupsioni në Shqipëri është…
Bashkimi Evropian ka miratuar 922 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim përshpejtimin e integrimit të rajonit në BE. Fondet përfshijnë kredi dhe grante që do të përdoren për realizimin e reformave kyçe që do t’i afrojnë vendet më shumë me BE-në. Komisionerja për zgjerim, Marta Kos, nxit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë me reformat për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të afruar më shumë vendet me Bashkimin Evropian. Këto fonde do të tërhiqen gradualisht në varësi të projekteve dhe kushteve të realizuara, dhe do të…
Në një fjalim të mbajtur në Gjirokastër, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. “11 maj percakton se ku do jete Shqipëria në vitet e ardhshme, nuk është ditë e pazakonte. Për herë të parë janë bashkuar ylli i fatit tonë, me yllin e fatit të tyre, jo vetëm ne duam që të bëhemi anëtarë të BE, por edhe ata duan që të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë që do jetë i tillë në pafundësi.…
Në politikën shqiptare, të qenit numri dy—ndarja si e përfitimeve ashtu edhe e përgjegjësive me udhëheqësin e madh—është një pozicion i rrezikshëm. Më i famshmi numër dy në historinë e Shqipërisë, Mehmet Shehu, dyshohet se vrau veten në vitin 1981, pas gati tridhjetë vitesh si kryeministër nën diktatorin Enver Hoxha. Në një fotografi të botuar pas vetëvrasjes së supozuar, ai duket i shtrirë në shtrat, veshur me pizhame të bardhë, të pastër. Një njollë e vetme, e vogël, e kuqe pranë zemrës tregon precizionin e habitshëm me të cilën ai kishte mundur të qëllonte veten. Saimir Tahiri, ministri i parë…