Author: admin

Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së së Gjirokastrës. Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë mëngjesin e së mërkurës, të dhëna nga Gjykata e Shpallës së Parë me kërkesë të Prokurorisë. Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me detyrim paraqitjeje. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE rajoni jugor.

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash. E ftuar në “A Show” në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët e tij. ‘Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij’, – është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, kundërshtari kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është arrestuar nga autoritetet turke si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin. Mediat turke raportojnë se Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për kryebashkiakun e Stambollit dhe rreth 100 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i İmamoğlu, Murat Ongun, si dhe disa gazetarë dhe biznesmenë. Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit. Kritikët thonë se goditja vjen pas…

Lexo më shumë

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij. “Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo”, tha Gosa me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit. Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës: Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar? Nuredin Dumani: Isha i plagosur. Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë? Nuredin Dumani: Sepse nuk…

Lexo më shumë

Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2024. Prodhimi dhe shitjet kanë pësuar rënie në aktivitete kryesore të ekonomisë sipas statistikave afatshkurtra që publikoi sot INSTAT. Prodhimi vendas po ndeshet me vështirësi prej më shumë se tre vitesh, për shkak të humbjeve që erdhën nga rënia e euros, rritja e kostove të punës dhe rënia e kërkesës nga jashtë. Industria, shitjet ranë me 14.4% Indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e industrisë shënoi rënie 14,4% në tremujorin e fundit të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë…

Lexo më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Alban Dokushi është pyetur për takimet që ka kryer në ambjentet e paraburgimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajt. Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”. Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”. Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që ka…

Lexo më shumë

Zbardhen detaje të reja nga sulmi me armë zjarri ndaj “CFO Pharma”, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës. Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qenë 2, ku mësohet se njëri ka pasur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës me të cilën janë larguar nga vendngjarja. Raportohet gjithashtu se në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë “derdhur” 34 plumba. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku vetëm në pjesën e sipërme të fasadës në katin e fundit. Grupi hetimor dyshon se kjo strategji e autorëve për të qëlluar në pjesën e sipërme të…

Lexo më shumë

Gazetari Lorenc Vangjeli, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk i bën përshtypje nëse vendos njerëz me ‘precedentë penale’ në listën e deputetëve. Vangjeli theksoi se Rama nuk shikon emrat e kandidatëve, por thjesht numrin e votave. Ai shtoi se 6 kandidatë për deputet të PS, nuk do e përfundojnë mandatin deri në fund nëse e fitojnë atë. “Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet. Atëherë numrat do të kthehen në emra…

Lexo më shumë

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore. Sipas aplikimit bëhet fjalë për një kompleks turistik apart-hotel KSG me 1,2,3,4,5 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë. Aplikimi është…

Lexo më shumë

SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit. SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar. Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm…

Lexo më shumë