“…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vijnë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….”. Ky është njëri nga mesazhet që Jurgys Çyrbja, i dërgon në “Sky” një personi në kërkim nga policia, i cili fshihet në Shijak. Zyrtari i PS-së në Durrës, e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke njoftuar dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën “Labi”. Sipas dosjes…
Author: admin
Një vit pas atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, është ekstraduar porositësi dhe organizatori i Leonard Luzi alias Leonard Sejno. 47-vjeçari nga Vlora u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe pas 4 muajsh ekstradohet në vendin tonë si i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës. Vrasja e porositur nga Leonard Luzi nuk u krye pasi ekzekutori u arrestua në flagrance nga policia para se të kryente atentatin. Ndaj Leonard Luzi alias Leonard Sejno. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe…
Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lanës. Kjo situatë është shqetësuese çdo ditë për banorët, të cilët duhet të durojnë erën e pakëndshme kur ecin përbri lumit që përshkon pjesën më të madhe të kryeqytetit. Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Por deri më sot institucionet shqiptare nuk janë kujdesur aspak për këtë pjesë dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në mes…
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë gjyqësore të mbetur, teksa prokurorët po vlerësojnë “kursin që duhet të ndërmerret” pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Por, ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet…
Fatmir Xhafaj zbulon se punimet e Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit që ai drejton, do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral. “Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral” tha Xhafaj duke shtuar se komisioni mund të vijojë dhe në dy legjislatura. Më tej Xhafaj mohoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se shtyllat e saj janë të panegociueshme. “Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë…
Deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Jurgis Çyrbja, ishte vendosur në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet Parlamentare të Prillit 2021, duke lobuar 4 grupe kriminale që veprojnë në Durrës dhe Shijak. Në dosjen hetimore që gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, e ka siguruar jepet një tablo e qartë se si grupet me të forta kriminale në Durrës, kanë lidhje deri lart, duke arritur të përcaktojnë dhe emrat e kandidatëve fitues në zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Shqipërisë. Një realitet i dhimbshëm, por në fakt kjo situatë është provuar përmes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, komunikime këto…
Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj. Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha…
Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas. Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction. Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa…
Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit, pasi grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha. Mbi këto dyshime, policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për gjetjen e “fantazmës”. Burime…
Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është marrë i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste, edhe për inceneratorin e Tiranës. Pak ditë më parë, prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në qeli. Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.…