Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantët, egjiptianë dhe nga Bangladeshi, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesim pak kilometra larg Tiranës. Seksioni i imigracionit i Gjykatës së Romës ka marrë vendimin pasditen e sotme. Shtatë emigrantët do të duhet të kthehen dhe të lirohen në Itali në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Siç kishte ndodhur tashmë në rastin e mëparshëm…
Author: admin
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë njëherësh dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij, pranë burgut të Fierit. Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare depozituar në mesin e muajin Tetor 2024 tek zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë bërë takimet e shpeshta që Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë. Transferimi i Metës në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim në kohë për personat që marrin takim çdo ditë me Metën në ambientet e burgut. Ndaj ai…
Biznesmeni Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur njohje më parë me ish zv/ministër i Klodian Rjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pavarësisht se me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit 100 milionë euro PPP. Ai tregon se të dy janë takuar në aktivitetin publik të organizuar nga Qeveria Shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ne 2013-2014. Dhe aty e ka takuar dhe Ramën, thjesht takim kortezie. Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’ Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek Onokologjiku. Togat e zeza kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi. Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”. Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh.…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaron se Gjykata e Apelit, në shkelje flagrante të ligjit, po refuzon të zbardhë vendimin e arsyetuar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg. Sipas tij, moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm. Më tej Bardhi shton se për një akt të tillë ndikon fakti që gjyqtarët e kanë të vështirë të gjejnë argumente për të arsyetuar vendimin. Gjykata…
Në 1-vjetorin e lindjes së Amen, djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, kjo e fundit i ka dedikuar një këngë të birit, nëpërmjet të cilës shpreh gjithë dashurinë që ka për të dhe lë të nënkuptohen shumë gjëra. “Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjthë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua. Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të…
Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira. “U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm. Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e…
Dosja e “masakrës së Dobraçit” në Shkodër, ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK-ut. Si ndodhi ngjarja? Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit, që la pas katër të vrarë. Viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbeti: Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që…
Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit. Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërciku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Farkës së Vogël, asokohe një fshat piktoresk në periferi të Tiranës me një liqen të vogël në qendër të tij. Kërçiku, 78 vjeç, thotë se e zgjodhi Farkën për qetësinë, natyrën e bukur dhe ajrin e pastër. Por brenda një dekade, kjo…
Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ilir Rrapaj, i cili është në burg për koncesion 100 mln euro të sterilizimit, është liruar nga qelia për pak orë për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Check Up dhe Sterilizimin. Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen: Ora 9.30 Ilir RrapajOra 14.00 Anila DenajOra 16.00 Altin FaniOra 18.00 Umbro StacciniOra 19.00 Elisabetta AnzanelloOra 20.00 Giorgio Tardioli