Elon Musk ka marrë pjesë në një telefonatë mes presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vetëm një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Sipas një burimi për mediat e huaja, Trump dhe Musk ishin bashkë kur Zelensky telefonoi për ta përgëzuar për fitoren. Gjatë bisedës, Zelensky falënderoi Musk për mbështetjen e tij përmes rrjetit Starlink, që ka ndihmuar Ukrainën të ruajë komunikimet në luftën kundër Rusisë. Telefonata zgjati rreth shtatë minuta dhe, sipas burimit politika nuk ishte në fokusin e diskutimeve. Nga ana tjetër, Trump ka përmendur idenë e krijimit të një komiteti për…
Author: admin
Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës. Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me Altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me Altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota. “Na kanë qit në kërkim,…
Me rregullin e ri ku në çdo 1000 metër vijë bregdetare 300 metra do jetë plazh publik, në sezonin e ardhshëm veror në të gjithë vendin do të ketë më shumë se 1 mijë parcela plazhi publike, dyfish më shumë se sezoni i kaluar. Këtë konfirmon drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pas miratimit të hartave të plazheve të përgatitura nga bashkitë për vitin 2025. “Janë garantuar hapësira shumë më të mëdha publike në të gjithë vijën bregdetare dhe në ato zona që janë të urbanizuara do shikojmë që do ketë hapësira shumë të mëdha publike”, tha Ledion Lako, Drejtor…
Ndonëse fitorja e Donald Trump ka ekzaltuar të korruptuarit, duket se janë të pakta shanset që t’ia hedhin paq. Më të lumturuarit janë Meta dhe Berisha, të dy nën akuzë dhe me masë sigurie, njëri i izoluar në banesë dhe tjetri në qeli. Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa Meta për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por ajo që tërheq vëmendje, është se te dosja e Metës, SPAK nuk është marrë shumë me pasurinë, vilën në Lalëz, pallatin e Monikës në Laprakë, shtëpia te Kodra e Diellit, etj. SPAK përmend vetëm një episod të dubleksit që blenë në Bllok, të…
Në Tiranë, një nënë e re, R.S., është duke përjetuar një makth të vazhdueshëm prej shumë kohësh, për shkak të përndjekjeve të pareshtura nga elementë kriminalë që kanë vënë në rrezik jetën e saj dhe të dy fëmijëve të saj të vegjël, M.B. dhe A.B., përkatësisht 4 dhe 2 vjeç. Kjo situatë e rënduar dhe kërcënimet që po përballon kanë sjellë një frikë të pandërprerë dhe kanë detyruar R.S. të marrë masa të jashtëzakonshme sigurie për të mbrojtur familjen e saj. Për vite me radhë, R.S. është përballur me një seri kërcënimesh dhe presionesh që nuk e kanë lënë të…
Përvetësoi 42000 euro, nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 27-vjeçari në Gjirokastër. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër, për sigurimin e provave për një rast të mashtrimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”. Si rezultat i tij, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u kap dhe u ndalua shtetasi Algert Koko, 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi” me…
Prokuroria Berat ka kërkuar 25 vite burg për shtetasin Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë. Hajro njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit. Më gusht 2019, Byniamin Hajro u ekstradua nga Gjermania pas 21 vitesh në kërkim nga autoritetet shqiptare. Hajro ka qenë në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit. Ai akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Hajro në bashkëpunim me persona të tjerë, të paidentifikuar, i rrëmbyen dy të rinjtë,…
Ka përfunduar mëngjesin e së shtunës procesi i shkarkimit të kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike nga anija Moliva, që u ankorua një ditë më parë në portin e Durrësit. Eshtë bërë edhe transporti i kontejnerëve në vendin e përcaktuar në zonën e Spitallës. Mësohet se tashmë me administrimin dhe magazimin e kontejnerëve, pritet që procedura e radhës të jetë marrja e kampionëve të lëndëve të dyshuara të rrezukshme për t’i dërguar në laborator. Ndërkohë, pak minuta më parë, anija Moliva u largua nga porti i Durrësit dhe vijon intenerarin e saj. Kontejnerët janë vendosur në një hapësirë toke të…
Rezart Veleshnja dhe Besforti, dy konkurentë të Big Brother VIP Kosova janë përjashtuar mbrëmjen e sotme me “Zarf të zi”. Të dy personazhet kanë thyer rregullat e reality show. Rezarti shpesh është komentuar dhe kritikuar për gjuhën bullizuese, ofenduese ndaj banorëve të tjerë, por edhe për komentet dhe ngacmimet seksuale. Ajo që e përjsahtoi Rezartin ishte pikerisht një ngacmim seksual që ka bërë ndaj banores tjetër, Xheneta të cilën e ka gjuajtur në të pasme ndërsa kjo ishte e veshur me bikini. Ndërsa personazhi tjetër, Besforti u përjashtu pasi i provokuar nga Rezarti ai e ka kërcënuar, gjë që nuk…
Në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook gazetari Flamur Vezaj ka bër një përmbledhje të asaj që ndryshe quhet masakra e Dobraçit me 4 viktima, ku shteti në Shkodër ka rënë, të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend kanë dështuar të parandalonin një masakër të paralajmëruar siç kanë edhe në përgjimet e Sky apo dhe paralajmërimit që i bën Arlind Bushatit në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Gazetari më tej shkruan: Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët…