Administratori i Njësisë Administrative Fushë Kuqe, Kristo Martinaj, është ndaluar nga policia pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës. Sipas hetimeve të kryera nga policia, Martinaj ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, duke porositur shtetas të ndryshëm që të hedhin inerte pranë lokalit të tij, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin K.(F.) M., 55 vjeç,…
Author: admin
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi është marrë këtë të martë, teksa tashmë porti i Limionit do të vazhdojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK. Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e…
Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Haxhinasto hyri në SPAK në orën 13:50 minuta, ndërkohë nuk dihet ende arsyeja. “Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët. Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të brendshme të SPAK. Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–12, Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë.…
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëdndetësinë, vijon prej disa orësh me debate. Ish-ministri Ilir Beqaj, ende nuk ka dhënë një dëshmi dhe nuk ka nisur marrja në pyetje në komisionin hetimor të “Sterilizimit”. Beqaj kërkon një vendim në lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën me poëerpoint.Ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pas një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese. Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj. Vokshi: SPAK-u Beqaj: Ju, ju. Vokshi: Unë kam 10 vite. Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë,…
Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, la qelinë këtë të martë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi. Beqaj zbriti nga furgoni i policisë me duart në pranga, por të mbuluara me një xhup. Beqaj do të pyetet nga deputetët në lidhje me të dy koncesionet, të konsideruara abuzive, teksa për sterilizimin ai është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”. Beqaj mori miratimin e Drejtorisë së Burgjeve për të dëshmuar në Kuvend, ndërsa një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i paraburgosur me kërkesë të SPAK. Më parë…
Dy projekte që kanë në fokus turizmin, të shpallura gjatë këtij viti në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë tashmë një fitues. Kompania Salillari me një oferte 1.6 milionë euro do të jenë zbatuesi i kontratës “Rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun e Beratit, duke përmiresuar aksesueshmerinë dhe infrastrukturën turistike në zonën e parkut të Tomorrit”. Po kështu me një ofertë 1.59 milion euro e njëjta kompani do të zbatoj kontratën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpermjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit – Rritja e Atraktivitetit Turistike të Kalasë së Beratit…
Në prill të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash krijimin e një shoqërie aksionere për trajtimin e mbetjeve urbane. E pagëuar me emrin Shoqëria Trajtimit të Mbetjeve Urbane Qarku Fier, ndërmarrja me aksionerë 6 bashkitë e qarkut u krijua me qëllimin për të marrë në administrim inceneratorin e Fierit. “Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e bashkisë së Fierit ditën e themelimit të shoqërisë. Por 5 muaj pas krijimit,…
Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” se shteti ka dështuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura në Shkodër. Hoxha tha se Dukagjini është kthyer tashmë në një Lazarat të vogël dhe policia e të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thepisur. Paratë e drogës shpjegoi gazetarja, sjellin përplasje mes grupeve kriminale dhe policia gjendet e pafuqishme përballë tyre. Hoxha përmendi edhe rastet e shumta të kërcënimit ose hedhjes së tritolit ndaj pronave të efektivëve. “Shumë vrasje të ndodhura, në zbardhje shteti ka dështuar. Atentate mafioze duke nisur nga Bardhok Pllanaj, por sidomos ndaj sulmeve me tritol,…
Kur policia po kërkon të identifikojë një person të tretë që dyshohet se ka qenë në makinën që u bë atentat në Dobraç të Shkodrës më 30 Tetor, gazetarja Klodiana Lala hedh dyshime se aty mund të ketë qenë edhe një i katërt. Ajo tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan. dy detajet që i shtynë efektivët e policisë të mendonin diçka të tillë. “Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici është gjetur në atë automjet. Nuk e di nëse është i njëjti person ose jo. Unë dyshoj që kanë qenë dhe më shumë. Pse nuk u fol natën e…
Një fluturim i linjës Ryanair, i nisur nga Tirana për në Manchester të Britanisë së Madhe, ka bërë ulje emergjente në Londër, pasi një pasagjer në bord ka ndërruar jetë. Ende nuk është i njohur identiteti dhe kombësia e personit që humbi jetën dhe as rrethanat e ngjarjes, e cila ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës. Ekipet e emergjencës kanë zbarkuar në pistën e aeroportit Stansted, por pasagjeri është deklaruar i vdekur. Avioni ndryshoi kursin për shkak të emergjencës shëndetësore në bord dhe u ul në Londër, ku e rrethuan ekipet e emergjencës. Fatkeqësisht pasagjeri nuk ka arritur të mbijetojë.