Rasti Dogjani, dëshmi se si ILDKP mbyll sytë përpara milionerëve në Parlament… Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot për gjykim deputetin demokrat Asllan Dogjani, pasi akuzohet për fshehje pasurie. Sipas SPAK, më datë 24 Mars 2010, Dogjani ka shënuar në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2 në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Në mbështetje të këtij deklarimi, ai ka paraqitur një kontratë të datës 6…
Author: admin
Europol ka zbërthyer një tjetër aplikacion pas atij të Sky dhe Encrochat të përdorur nga grupet kriminale duke u hequr nga duart rrjeteve të shumta në mbi 30 shtete bisedat e koduara. Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka arritur që të “zbërthejnë” aplikacionin MATRIX. Europol konfirmon se ky aplikacion është përdorur edhe nga grupet shqiptare. “Mund tu konfirmoj se shqipja ishte ndër gjuhët e përdorura në aplikacion. Çështja drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor (EPH) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Kjo…
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi tha në MCN se në përgjimet e dekriptuara të aplikacionit “Sky Ecc” kanë dalë dhe politikanë dhe për këtë arsye ka veçime të fraksioneve të dosjes së Suel Çelës. Sipas Prençit, të gjithë tenderat e pastrimit të qyteteve të qarkut të Ebasanit i jepeshin organizatës së Suel Çelës. “Nuk besoj të jetë me 260 faqe. 260 janë për publikun dhe mediat, dosja ka më shumë faqe. Dosja e procedimit penal perceptohet ndryshe nga persona të ndryshëm. Fakti që SPAK e ka klasifikuar organizatë kriminale do të thotë që nuk është me më shumë se 260 faqe. Ka…
Shqipëria ka vuajtur shumë për dekada nga menaxhimi i financave publike, teksa në krye të “buxhetit” janë vendosur gjithnjë njerëz të bindur të pushtetit. Zakonisht, janë përzgjedhur ata që nuk kanë asnjë lidhje me zanatin e financierit. Kujtojmë “tigrin” e anglishtes, Arben Ahmetaj, që financat e qeverisë i shpërdoroi duke blerë pllaka për banjon e të dashurës, ndërsa “kunadhja” e juridikut, Ervin Mete, ia paketoi më pas hidrosanitaret e vjedhura për t’ia çuar në Zvicër. Lista e Ministrave të Financave të Shqipërisë, edhe kur ka pasur në të financierë të shkolluar, duket sikur lëndën e “xhepizmit” e kishin më të…
Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, reagoi fort, por pa asnjë fakt, lidhur me dyshimet e ngritura në dy shkrime radhazi të publikuara së fundmi në median gjermane “Focus.de” ku ngrihen pikëpyetje mbi tjetërsimin e kontratës koncesionare të operimit në terminalin e kontenierëve, në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit. Në një reagim në rrjete sociale, Balluku foli për njerëz që “po luftojnë kundër projektit strategjik të Portit të ri, Durrës” dhe që po “luftojnë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale e portit të ri, nëpërmjet porteve të thata”, duke “eksportuar baltë në media të huaja,…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit të PD-së Asllan Dogjani, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë. Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Pas hetimit pasuror, SPAK ka dërguar dosjen në GJKKO ku tashmë pritet të vendoset seanca paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim. Këtë të martë është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit të seancës paraprake dhe gjyqtare do jetë Rudina Palloj. Prokuroria e Posaçme bën me dije gjithashtu se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal…
Nuredin Dumani, i pari që deklaronte se vrasjet porositeshin në aplikacionin “Matrix”… Pas “Sky Ecc” dhe “EncroChat”, një tjetër aplikacion i kriptuar është zbërthyer nga autoritetet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”, i cili është përdorur masivisht nga bota e krimit. Pra është i njëjtë si dy aplikacionet e mësipërme dhe sinjalet janë se do të dalin perla dhe për Shqipërinë. I pari që e deklaroi ekzistencën e këtij aplikacioni ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Para prokurorëve, ai deklaroi se porositë për vrasje bëheshin pikërisht në “Matrix”. Po ashtu ai tregonte se përmes këtij aplikacioni ka folur…
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ai i PS-së, Eduart Shalsi, u përfshinë në një debat në Kuvend. Noka: I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh. Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që…
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale për lidhje me bandën e Suel Çelës në Elbasan. Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe Erion Veliajn si një person që e ka “paralajmëruar” nga një emision televiziv. “Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30…
Kreu i SPAK, Altin Dumani u ka futur të dridhurat pushtetarëve. Një ndër metodat që po ndjek SPAK për të zbuluar aferat është ajo e përgjimit dhe e zbërthimit të celularëve. Janë shumë zyrtarë të përgjuar qoftë në mënyrë ambientale, ashtu edhe në biseda telefonike. Por ka shumë raste kur falë zbërthimit të celularëve janë zbuluar prova të forta. Kemi rastin e Monika Kryemadhit, që falë një celulari u zbuluan shumë afera. Dumani ishte sot në një aktivitet të mbajtur në Kuvend për luftën ndaj korrupsionit dhe deklaroi se ata kanë ngritur laboratorë shumë modernë në SPAK, për përgjimin dhe…