Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javën e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh. Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, janë ato me vlerën më të lartë. Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet…
Author: admin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhika hedhur akuza mbi ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu, se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë për Portin e Durrësit. Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat. “Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i bandave të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i…
Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve rreth debatit që ishte zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Më konkretisht, “gjyqit” që një grup deputetësh të PS-së me në krye Belinda Ballukun, i kishin bërë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, pa praninë e kësaj të fundit. Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizon opozitën në Kuvend, duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores, madje sipas saj, kryeparlamentarja është nën presion dhe shantazh nga Gazment Bardhit. Nga debati i publikuar në media, Braçe ishte rreshtuar…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin e kësaj Bashkie, Abedin Kërnaja. Burime bëjnë me dije se Byberit dhe Kërnajë do t’iu komunikuohet akuza për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim më 13 Dhjetor. Ata akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi është shfaqur e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta, teksa hynte në ambientet e godinës. Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”. Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. Monika Kryemadhi është në hetim aktualisht për tre vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie. Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të…
Mazhoranca e Edi Ramës, edhe pse e rrethuar nga SPAK dhe hetimet ndërkombëtare në lidhjet e saj me krimin, nuk po ndalet që ta vijojë ‘modus operandin’ e saj, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025. Kjo vërehet në disa qarqe të ndryshme, sidomos aty ku klanet kriminale kanë pasur dhe kanë ‘carte- blanche’ të veprimit në terren. Siç dihet, Durrësi është zona ku më shumë se kudo mbretërojnë klanet më të forta kriminale në vend. Të cilat kanë në dorë pushtet, para, e mbi të gjitha lidhje politike. Nga ana tjetër, prej kohësh kontrollojnë edhe media, e rrjete sociale…
Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, duke sinjalizuar se as rritja ekonomike, as mungesa e punonjësve nuk po shtyn për lart pagat zyrtare në sektorët që kanë mungesë produktiviteti dhe ofrojnë punë për shumicën e të punësuarve. Sipas të dhënave të INSTAT sektorët e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit, shërbimit ushqimor, industrisë dhe aktivitet të argëtimit kishin paga më të ulëta se niveli mesatar prej 77,6 mijë lekësh në tremujorin e tretë. Në anën tjetër punonjësit në katër sektorë të tjerë, ku përfshihen…
Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli shkurt përmes një njoftimi zyra e shtypit të socialistëve. “Gjatë mbledhjes, anëtarët e grupit vlerësuan punën e bërë deri më tani në komisione, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe prioritetet për javët e ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te shqyrtimi i rendit të ditës për seancën plenare te radhes”, thuhej mes të tjerash në njoftimin propagadistik që nuk thotë asgjë. E vërteta është se mbledhja e sotme në fakt ishte një “gjyq” për Elisa Spiropalin. Revanshi i Belinda Ballukut Në krye të…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar dosjen penale në ngarkim të të hetuarve për krijimin dhe bashkëpunimin në skemat mashtruese të mikrokredive, për të cilën Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë me pretendimin se personat e përfshirë kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal. Këto skema kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. Me kalimin e dosjes në SPAK, janë shtuar dhe akuza e reja për veprat penale “organizatë kriminale”, “vjedhje me pasoja të rënda” dhe “falsifikim dokumentash”. Brenda 10 ditëve do…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, (GJKKO) i ka kthyer pas SPAK-ut dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shkelje të detyrës ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në seancën paraprake të zhvilluar të martën, pritej që dosja të kalonte për gjykim, por GJKKO vendosi që rrëzojë akuzat e SPAK-u ndaj Ahmetajt dhe i dha një afat prej tre muajsh për të plotësuar hetimet. Pas vendimit të GJKKO, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka kohë deri më 10 mars 2025 për të kryer hetimet e mbetura dhe për ta kthyer çështjen sërish në shqyrtim. Kujtojmë se Ahmetaj…