Sa më të mëdhaja projektet, aq më e madhe propaganda dhe po aq më të mëdha dështimet. Kjo është sinteza e aktivitetit politik dhe institucional të zv.kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku iu bashkua kabinetit “Rama 2” në janar 2019, duke marrë postin e Ministres së Infrastrukturës, pas largimit të Damian Gjiknurit, një prej njerëzve më të fuqishëm të kupolës socialiste. Në korrik të vitit 2022, ajo mori edhe pozicionin e zv.kryeministres, duke pasuar një tjetër figurë të rëndësishme, Arben Ahmetajn, e shkarkuar dhe të “syrgjynosur” politikisht. Pavarësisht posteve të rëndësishme qeveritare, Belinda Balluku tregoi…
Author: admin
Një nga banorët e “Big Brother VIP Albania” ka bërë një deklaratë të papritur që ka shkaktuar reagime të forta në shtëpi dhe jashtë saj. Ai ka shpallur se është homoseksual, një çështje që ka ngjallur një reagim të ashpër nga reperi Stresi. Gjatë një bisede, banori ka ndarë me të tjerët orientimin e tij seksual, duke shkaktuar një valë diskutimesh brenda shtëpisë. Stresi, i njohur për natyrën e tij impulsive, ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale. Një pjesë e audiencës ka shprehur mbështetje për banorin që bëri deklaratën, duke e konsideruar hapin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në Tiranë, në koncertin e zhvilluar nga Cinco Cavalli. Gjatë aktivitetit, i cili kishte të ftuar emra të njohur të muzikës si Alban Skenderaj, Dafina Zeqiri, Noizy dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura të armëve. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te të pranishmit, që mendohet se kanë qenë rreth 4 mijë vetë. Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, dëgjohet që të shtënat kanë ndodhur brenda ambienteve ku po zhvillohej koncerti, gjatë performancës së Stresit, i cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të…
Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” ka sjellë momente të forta. Një prej tyre ishte qëndrimi i Bernardi-t, i cili, gjatë Prime-it, tha: “Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.” Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj komenteve dhe situatave që, sipas tij, kishin tentuar të vinin në pikëpyetje identitetin e tij. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në publik dhe rrjete sociale, ku shumë ndjekës e kanë mbështetur për kurajën dhe sinqeritetin.
Gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri, në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur “Telegiornale 3” zbuloi në vitin 2020, se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë një dhuratë të vyer, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu. Kjo histori u rikthye sërish këtë të dielë, në emisionin “Report” të Rai Tre. Gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Mes të vrarëve, mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim. Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike. I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës…
Në mes të nëntorit 2023, ish-kryebashkiaku i Fierit dhe aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, doli nga ambjentet e SPAK-ut dhe deklaroi se ishte thirrur për t’u pyetur mbi procedurën tenderuese me vlerë mbi 3 milionë euro, të zhvilluar disa vite më parë nga Ujësjellësi i qytetit për blerjen e matësave, të fituar nga shoqëria “Teo-Alb”, e cila përfaqësonte interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri. Pas këtij intervistimi, Zeqaj deklaroi para mediave se ai nuk kishte lidhje me atë procedurë dhe se veprimet janë bërë nga Bordi, i cili zgjidhej në një mënyrë të parashikuar nga qeveria “Berisha”.…
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në shtator 2024 rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Një risi e rëndësishme pritet për vitin 2025 në tregun e sigurimeve. Pas disa vitesh përpjekje, pritet që për herë të parë të mundësohet aplikimi i primeve të diferencuara për primin e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve. Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në shtator 2024 rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të…
Prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë në rang drejtori e të niveleve të mesme administrative, të dënuar për korrupsion, shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera, përfitojnë ulje dënimi në bazë të Aministisë së miratuar pak javë më parë me konsensusin pozitë-opozitë në Parlament. Dy kumbarët e Amnistisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nga ana e maxhorancës dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, nga opozita, garantuan opinionin publik se, nga amnistia, nuk do të përfitonte asnjë zyrtar i dënuar nga Gjykata e Posaçme. E njëjta garanci iu ofrua edhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët po “bëhen copash” për drejtësinë e re…
Një dosje e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror të Arben Ahmetaj, e rrjedhur “me telekomandë” në media, hodhi në tregun publik të paktën tre elementë thelbësorë në raportet e eksponentëve të lartë të Rilindjes Socialiste me dyshen e biznesmenëve-abuzues, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. 1. Shumë “rilindas” i kanë pasur miq, kanë udhëtuar ose kanë pasur raporte me Zoto-Mërtirin;2. Të gjithë fajet i ka ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, sipas SPAK-ut;3. “Rilindasit” e kanë shumë të lehtë t’ia “fusin” njëri-tjetrit. Të dhënat hetimore treguan se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për të arritur qëllimet e tyre financiare, kanë pasur raporte…