Në fund të muajit gusht 2024, kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi mblodhi deputetët e PD, ku mes të tjera u ra dakord për të kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Lajmi u publikua në të gjitha mediat. Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ishte ndër zërat e rrallë opozitarë, që denoncoi skandalin e Kurum me mbetjet e rrezikshme. Disa ditë pas mbledhjes së Gaz Bardhit, Kurum angazhoi një sekser të famshëm, i cili kontaktoi me…
Author: admin
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Matajt në Shkodër. Ai tha se nuk kemi të bëjmë me një vrasje të sofistikuar, por gjurmët që la pas autori ishin të dukshme. Karamuço u shpreh se viktima u nxor në pritë nga një profil falso në Instagram. Eksperti tha se rrethanat e ngjarjes janë të dobëta, pasi vijnë për çështje të nderit, familjes dhe tentativës për të prishur marrëdhënie familjare të caktuar që kanë ngelur vetëm në komunikime virtuale. “Sigurisht që çdo vrasje edhe për shkak të zonave dhe zakoneve mund të çojë në hakmarrje…
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj ka dalë në një konferencë për mediat duke dhënë detaje rreth vrasjes së Ramazan Matajt tre ditë më parë. Sipas policisë, autor i ngjarjes së rëndë është Arjon Hasaj, i cili vrau Ramazan Matajn pasi ky i fundit dyshohet se i prishi martesën motrës së Hasajt. Për këtë shkak, Hasaj kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, për ta nxjerrë në pritë viktimën në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. 29 vjeçari është ndihmuar edhe nga vëllai i tij Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer…
Në kuadër të hetimit të organizatës kriminale të Suel Celës, u arrestua gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe u ushtrua kontroll në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshoheshin për lidhje me këtë organizatë. SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e disa celularëve, mes të tjerash dhe celularin e ish-gjyqtares Enkelejda Kapedani. Kjo e fundit përmendej në bisedat mes anëtarëve të organizatës, të cilët i kërkonin favore, por në një moment ajo sipas tyre iu ka thënë se ka respekt për ta, por do të bëjë karrierë. Vendimin e SPAK për sekuestrimin e telefonit celular, Kapedani e ka kundërshtuar…
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 Janar, ku persona të maskuar u futën në një berberahne dhe rrahën brutalisht me sende të forta 48-vjeçarin Adriatik Roshi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Një prej autorëve të dyshuar është biznesmi Artur Koçeku, i cili njihet si Tur Koçeku dhe zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku, teksa ka qenë protagonist dhe i disa ngjarjeve të tjera të mëparshme, siç ishte sherri i ndodhur gjatë verës, në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut. Autoritetet raportojnë se për dhunimin e Adriatik Roshit, në kuadër…
Shtetasit e huaj kanë 3 herë më shumë mundësi të arrestohen për abuzime seksuale sesa qytetarët britanikë. Analiza e shifrave është publikuar në të përditshmen britanike “The Telegraph”. Policia britanike bëri më shumë se 9 mijë arrestime të shtetasve të huaj për shkelje seksuale në 10 muajt e parë të vitit të kaluar. Kjo përfaqësonte një të katërtën (26.1%) të gjithsej 35 mijë arrestimeve të bëra për abuzime seksuale në të gjithë vendin. Të huajt kishin 3.5 herë më shumë gjasa për t’u arrestuar për vepra të tilla sesa britanikët. Norma është 165 arrestime për 100 mijë të popullsisë emigrante kundrejt…
Masakra me katër të vrarë në Dobraç të Shkodrës, e ndodhur dy muaj më parë vijon të jetë pa autor dhe e pazbardhur për Policinë e Shtetit. Ndonëse drejtues të lartë folën me bindje se shumë shpejt ngjarja ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarët e rastit, çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha do të zbardhet nga grupi hetimor. Por, si atentati në Shkodër që vijon të jetë pa autorë, në të gjithë vendin hetuesit kanë të pazbardhura edhe 5 ngjarje të tjera po aq të rënda kriminale. Dosja e atentatit me tre të vrarë dhe një…
Biznesmeni Gentian Sula është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Biznesmeni nuk ka bërë deklarata për mediat, por është parë nga gazetarët teksa ka lënë ambientet e SPAK. Ende nuk behet me dije se per çfarë çeshtje eshte marre ne pyetje Gentian Sula, pasi SPAK mund te kete nisur edhe hetime per ceshtje te tjera. Por, kujtojmë se emri i biznesmenit Gentian Sula figuron në dosjen e SPAK dhe lidhjet me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi. DOSJA HETIMORE …
Sëmundshmëria tek të rinjtë është rritur, veçanërisht prekja nga sëmundjet e zemrës. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit, vlerësohet se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kardiologu Alfred Nona në një intervistë për “Mediat” tregon se shkaktarët kryesor të sëmundjeve kardiovaskulare në moshë të re mbeten: abuzimi me duhanin, alkoolin, drogën si dhe jeta sedentare. Doktor, statistikat dhe studimet e fundit kombëtare dhe ndërkombëtare flasin për një rritje progresive të sëmundjeve të zemrës tek moshat e reja, kryesisht në Shqipëri. Nisur dhe nga praktika juaj e përditshme e punës, sa…