Author: admin

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim. Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.…

Lexo më shumë

Historitë personale të 59 të rinjve që humbën jetën mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë drithëruese. Mediat fqinje kanë publikuar historinë rrëqethëse të Tose Bogdanov, një nga 59 personat që humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan. Bogdanov doli mbrëmë me miqtë e tij për të festuar lindjen e djalit të tij. Por gëzimi u kthye në tragjedi për familjen e tij, e për fat të keq i biri do të rritet pa baba. “Tose kishte një djalë dhe doli për të…

Lexo më shumë

Disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku raportohet se kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë, po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital. Nuk dihet saktë numri i të plagosurve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 100 të lënduar, një pjese prej të cilëve po marrin mjekim në Shkup. Këtë mëngjes, shumë njerëz shkuan në vendin e ngjarjes. Disa në kërkim të…

Lexo më shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua qytetarëve pasi përfundoi protesta historike në Beograd, siç u njoftua zyrtarisht nga studentët. Kreu i shtetit serb pranoi se protesta e sotme ishte e madhe. Por shtoi se ishte i qetë për faktin se nuk pati lëndime të rënda gjatë tubimit. Vuçiç tha se ishte befasuar nga pjesëmarrja e protestuesve në kryeqytet nga qytete të ndryshme serbe. “Dua të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve si President i Republikës që u mbajt një protestë e madhe me energji dhe zemërim të jashtëzakonshëm ndaj autoriteteve, dhe nuk pati lëndime të rënda. Në…

Lexo më shumë

Shumë punonjës të Zërit të Amerikës janë pezulluar nga puna, menjëherë pas urdhrit të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump. Kjo gjë bëhet me dije nga një prej gazetarëve të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës” në versionin e gjuhës shqipe, Elez Biberaj. Sipas tij, ky vendim do të ketë pasoja të rënda për imazhin dhe interesat globale të SHBA-së, si dhe për promovimin e vlerave demokratike në botë. “Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, Zëri i…

Lexo më shumë

Që kryetarja e Kuvendit është shndërruar në një personazh qesharak me protagonizmin e saj të pavend personal, nuk është më lajm. Por që zyra e shtypit të Parlamentit të Shqipërisë të ndajë për median njoftimin se Kryegjyshi Bektashi, Baba Mondi, i ka uruar ditëlindjen Elisa Spiropalit me një tortë, kjo po që është një lajm i rrallë për një vend demokratik. I tillë është edhe rasti i sotshëm, ku Elisa Spiropali ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjatë kësaj darke iftari, Baba Mondi i ka bërë Spiropalit një surprizë me…

Lexo më shumë

Parcelat me kanabis do të rikthehen në Shqipëri, por këtë herë jo për qëllime kriminale, por mjekësore. Sipas ligjit, në gjithë vendin do të jenë 10 zona ku do të lejohet kultivimi i kësaj bime në mënyrë të kontrolluar. Një prej tyre është edhe Lazarati. Zona e Gjirokastrës, sipas ekspertëve, është e përshtatshme për rritjen e kësaj bime, ndërkohë që Lazarati ka traditë në këtë drejtim. Fshati i madh, afër Gjirokastrës, u bë arenë e aksionit më të madh policor në vitin 2014, kur u mor vendimi për të shkatërruar të gjitha të mbjellat me hashash. Në aksion mbeti edhe…

Lexo më shumë

Situata me sigurinë ushqimore në vend po bëhet gjithnjë e më alarmante. Pas rasteve të shumta të produkteve të kontaminuara që kanë hyrë në tregun shqiptar, një tjetër skandal i rëndë është zbuluar: 985 kg acuge e kriposur është futur në vendin tonë me praninë e parazitit L3 Anisakis, një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Ky parazit mund të shkaktojë infeksione të rënda në traktin gastrointestinal dhe komplikacione të tjera, veçanërisht për ata që konsumojnë produkte deti të papërpunuara. Por ky nuk është i vetmi rast shqetësues. Në të njëjtën kohë, raportohet se janë zbuluar edhe 4516 kg fileto…

Lexo më shumë

Qeveria vendosi vitin e shkuar nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për të sjellë atë që po e quan rijetëzimi i pronës shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtesa të vjetra, zyra dhe truall shtetëror që nëpërmjet marrëveshjeve do të rikonceptohen në projekte të reja, të cilat do të financohen nga privati. Në këtë nismë, shteti synon përfitimin e hapësirave të reja për zyra pa shpenzuar fonde, teksa privati do të marrë sipërfaqe ndërtimore, e cila do të hyjë në tregun e pasurive të paluajtshme. Korporata e Investimeve Shqiptare është institucioni kryesor që po zbaton këtë projekt, i cili…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike “Rejsi Farma” në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh. Ndërkohë që çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përballen me mungesën e medikamenteve bazike dhe janë të detyruar që të dalin në farmacitë jashtë spitalit për të blerë qoftë dhe 1 termometër apo ventolinë për aerosol,…

Lexo më shumë