Nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për Erion Veliajn. Kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi. Vendimi u shpall në seancën e tretë, pas dy shtyrjeve. Prokurorët Dumani dhe Dado kanë paraqitur prova të reja, mes të cilave edhe përgjime të Veliajt me familjarë, duke argumentuar se Veliaj duhet të qëndrojë në paraburgim dhe se paraqet rrezik për procesin nëse lirohet, pasi mund të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova. Për biznesnenin Elman Abule, ka ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” dhe ai do…
Author: admin
Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në rrugën Shkodër – Koplik dhe Korçë – Pogradec. Në aksin rrugoe Shkodër – Koplik një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe. Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit. Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një 67-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një motomjet. Policia njoftoi se shtetasi E. F., një 18-vjeçar nga Çaushli, Maliq, është arrestuar në flagrancë për ngjarjen. Dyshohet se…
Kryesia e Partisë Demokratike ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Lista e kandidatëve për 12 qarqet është si vijon: 1. Qarku Tiranë Lista e mbyllur Sali BerishaEdi PalokaAlbana VokshiBelind KëlliçiFlamur NokaJozefina TopalliBesart XhaferriFatmir MediuErisa XhixhoKlevis BalliuMesila DodaTedi Blushi Lista e hapur Ethem AgaIlir AlimehmetiErisa BajazitiKreshnik ÇollakuRivelino ÇunoEduart Çaça (diaspora)Dhurata ÇupiPetrit DodaAsllan DogjaniMhill GecajPetrit Gjorgji (aleat)Altin goxhaj (aleat)Mimoza HajdarmatajEdit HarxhiArjan HoxhaLisandër hoxhaFlorenca HoxhaRudin AvdiuJurgia IlirjaniShpëtim IdriziAlbia Elezi aleatSalvador KaçajAdriana KalajaArnold kariqiAkil KrajaBesim KukaPranvera KurpalajIlir MetaGrigels MuçollariMyslym MurriziJonathan PanoArtur RoshiSali ShehuLili SulaJorida TabakuIlda ZhulaliXhulia Xheka 2. Qarku Elbasan Lista…
Qeveria ka vendosur mbylljen e platformës “TikTok” në Shqipëri, një masë që do të hyjë në fuqi nga nesër. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i administruar nga AKEP, u ka kërkuar kompanive të internetit të bllokojnë aksesin në këtë aplikacion në territorin shqiptar. Vendimi detyron operatorët të ndalojnë qasjen në serverët e “TikTok”-ut, në përputhje me udhëzimet e qeverisë. Njoftimi i AKEP: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe…
Drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste kanë prezantuar emrat e kandidatëve në secilin qark. QARKU DIBËR Lista e mbyllur: Blendi Klosi, Alma Selami. Lista e hapur: Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj, Dritan Selishta. QARKU BERAT Lista e mbyllur: Ervin Demo, Enriketa Jaho. Lista e hapur: Matea Rexhepi, Hatixhe Konomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Ertis Hyka, Fadil Nasufi, Hysen Buzali. QARKU GJIROKASTËR Lista e mbyllur:Mirela Kumbaro.Lista e hapur: Anila Dhimitri, Pirro Dhima, Shyqeri Hysi, Tërmet Peci. QARKU LEZHË Listë e mbyllur: Ulsi Manja, Ermal Pacaj.Listë e hapur: Admir Kadeli, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erion Markaj, Marjeta Neli, Aurora Reci, Pranvera Skana.…
Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pasi pritet të kandidojë për deputet në listën e Qarkut të Dibrës nga Partia Socialiste. Agron Malaj ka qenë komandant i seksionit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës gjatë protestës së 21 Janarit, dhe është një prej oficerëve të “grupit të zjarrit” që qëlloi mbi protestuesit, ku humbën jetën katër qytetarë. Pavarësisht se ngjarja e 21 Janarit ka qenë një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, Edi Rama e ka shpërblyer Malajn me pozita të larta. Fillimisht, ai u emërua drejtor i OSHEE-së për rrethin…
Në një sistem të drejtë dhe transparent ligjor, çdo individ që përballet me akuza duhet të mund të sigurojë një masë sigurie për të dalë nga burgu, nëse është në gjendje të ofrojë garanci pasurore. Kjo garanci është zakonisht një mjet për të siguruar se personi në fjalë do të paraqitet në gjykatë dhe nuk do të mund të fshihet. Megjithatë, kur bëhet fjalë për persona që akuzohen për korrupsion, shpërdorim fondesh dhe abuzim me pasuritë publike, dilema që lind është: Si mund të ofrohen garanci pasurore nga ata që dyshohet se kanë abuzuar me fondet e shtetit dhe pasuritë…
Ka nisur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e cila u shty dje për arsye të paraqitjes së provave të reja nga Prokuroria e Posaçme për Veliajn. Në sallën e gjyqit ndodhen kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Olsi Dado. Në fjalën e tij në Apelin e GJKKO, Erion Veliaj ka kërkuar lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar, Veliaj është shprehur se përse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK, teksa shtoi se nuk ka sekrete në bisedat me familjarët. “Keni sjell “prova të…
Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim të gjatë në facebook, Sula thotë se nuk është përfshirë në lista, për shkak se sepse është“SPAKIST”. “Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak…
Plot 108 960 euro dhe 600 franga, janë sekuestruar në Portin e Durrësit, të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktivitet kriminal. Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, Jahje Zebi, iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte. 3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën…