Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme (22 tetor) lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Deklarata e plotë e BerishësMirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve. Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që…
Author: admin
SPAK në dosjen që ka për Ilir Metën ka përfshirë edhe intervistën e gruas së Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, e cila jeton në Austri. Gazetari Fatos Mahmutaj që ka marrë intervistën ka dhënë gjithashtu versionin për bisedën me gruan e ish-kreut të kompanisë DIA. “Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: “… Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga…
Propozimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të paguar punonjësit sezonalë të kësaj industrie edhe në muajt jashtë sezonit është mirëpritur nga operatorët turistikë dhe punëmarrësit. Për operatorët në Durrës, kjo është një nismë shumë e mirë pasi i ndihmon që personelin të kenë në dispozicion dhe të kualifikuar. Ata që kanë më shumë interes në zbatimin e kësaj nisme janë punonjësit e sektorit të turizmit. Gjergji Plasa është një nga studentët e shumtë që punojnë prej vitesh në industrinë e turizmit. Për të, punësimi sezonal ishte një zgjidhje, por vështirësitë nisnin në momentin kur shkëputej marrëdhënia e punës.…
Biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë, theksohet në dosjen e SPAK. Sipas dosjes, shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335,000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania Agi Kons e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se…
Pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi në deklaratën për media, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione. Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6-vjeç, ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo. Monika Kryemadhi: Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka…
Disa biznesmenë rezultojnë të implikuar në dosjen e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës, sidomos në aferën CEZ-DIA. Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ. “Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në…
Dita e djeshme shënoi një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri me arrestimin e Ilir Metës, ish-presidentit dhe liderit të Partisë së Lirisë. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kanë përfituar një vilë nga biznesmeni Samir Mane në këmbim të një favori ligjor që i është dhënë atij. Ky zhvillim ka sjellë në vëmendje një sërë pyetjesh thelbësore mbi marrëdhëniet midis politikës dhe biznesit në Shqipëri. Arrestimi i Metës është një nga hapat e parë konkretë në përpjekjet për të ndëshkuar korrupsionin në nivele të larta, por ai gjithashtu…
Në dosjen e SPAK-ut për pastrimin e parave dhe korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit del në pah edhe Fatime Kryemadhi, mamaja e Monika Kryemadhit, e cila dikur shiste qepë në Qytetin Studenti. Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para. Konkretisht, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. Fillimisht, Fatime Kryemadhi ka derdhur cash në bankë 310 mijë euro dhe më pas ka shlyer kredinë 335 mijë euro po…
Kjo sasi gazrash helmues e kancerogjen, është një shtesë helmesh që kompania “Kurum” nxjerr e shpërndanë në territorin e Elbasanit, duke rënduar më shumë dëmtimin e shëndetit të banorëve, sepse kështu e ka bërë pazarin Hatixhja e “Kurum” dhe Mirela e Bablokut… Një provë tjetër zyrtare, dëshmon se Ministrja e Turizëm- Mjedisit, Mirela Kumbaro, përveç lejes për prodhim hekuri e eksport të mbetjeve toksike të skrapit, ka favorizuar kompaninë turke “Kurum” dhe me leje të tjera mjedisore për ndërtim linje të re shkrirjeje, që shton helmet në ajrin e territorit të Elbasanit. Në datën 29 dhjetor 2023, kompania turke “Kurum”…
DASHI Do t’ju duhet të kaloni shumë kohë pranë familjes. Dikush i afërt mund të këtë nevojë për ndihmën tuaj të cilën ju nuk do e kurseni. Gjatë pasdites do të ndiheni më i çlodhur. DEMI Edhe pse mund të mos jetë mënyra më e mirë për të kaluar sot ditën, do të tregoni zgjuarsi duke mbaruar detyrat që ju janë besuar. Mos i humbisni kontaktet me miqtë tuaj. BINJAKËT Sot do të zhvilloni një takim interesant me një mik apo kolegun tuaj. Mund t’ju kërkohet që të ndërmjetësoni për një problem me të cilin ai po përballet kohët e…