Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se qeveria shqiptare po bën tentativë për ta groposur çështjen e mbetjeve toksike dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. Ajo tha se anija është në radë në vend që të ankorohej, të sekuestroheshin konteinerët dhe të merreshin mostrat për të parë se ç’kanë brenda. “Ka një tentativë të qeverisë për ta groposur këtë çështje dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. Anija e nisur nga Truqia është në radën e jashtme të portit të Durrësit. Është një histori korrupsioni e grupeve të strukturuara kriminale në…
Author: admin
Shefqet Kastrati, i njohur ndryshe si “Çeti”, e filloi karrierën e tij në vitet ’90 të shekullit të kaluar si shofer kamioni (në Shqipëri i njohur si “Ziz”) dhe sot me ndihmën e Edi Ramës, ai ka marre burime kyçe shqiptare, nga nafta, sigurimet, aeroporti i vetëm ndërkombëtar, rrugët, ndërtimet, asetet ushtarake, tenderët shtetërorë… Mediat shqiptare shkruajnë se “Çeti” madje “monopolizoi pastrimin e parave të grupeve kryesore kriminale në Shqipëri”. “Shefqet Kastrati, sipas disa raporteve, është i frikësuar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, lidhja kryesore mes krerëve të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës në Shqipëri”, thotë…
Ligji për Prokurimin Publik e ndalon që t`iu jepen tenderë kompanive, të cilat kanë pronarë apo administratorë të dënuar, por të dhënat tregojnë se nga Rindërtimi kanë përfituar edhe kompani me pronarë të dënuar ose nën hetim, nga trafiku i lëndëve narkotike, evazioni fiskal e deri te korrupsioni i zyrtarëve të lartë. Në fund të gushtit të vitit 2024, kryebashkiaku, Erion Veliaj, njoftoi hedhjen e shortit të dytë për përfitues të banesave tek zona e 5 Majit. E pagëzuar me emrin Tirana River Side, 5 Maji u shpall zonë e re, ndërtimore nga qeveria shqiptare pas tërmetit të vitit 2019. Ndërsa institucionet mburren me cilësinë e…
Ditën e nesërme Partia Demokratike ka organizuar një protestë në kryeqytet, por edhe ka paralajmëruar se do të bllokojë disa akse rrugore në 5-6 qytete të tjera. Lidhur me këtë, Polica e Shtetit i është drejtuar me një shkresë PD-së, ku i ka refuzuar kërkesën për bllokimin e rrugëve dhe i ka bërë apel asaj që të tërhiqet nga kjo veprimtari. “Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”,…
Kryetari i një qyteti verior të Austrisë u qëllua për vdekje të hënën në mëngjes dhe i dyshuari është në arrati. Sipas mediave të huaja, Franz Hofer, kryebashkiaku i Kirchberg ob der Donau, u vra në Altenfelden, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke. Një burrë i dytë gjithashtu u qëllua për vdekje pak me vone, tha zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme Ulrike Handelbauer për CNN. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, tha ajo. “Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori…
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë. Agim Loci nuk do të bëjë burgim, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet. Akuza ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte “korrupsion zgjedhor”. NJOFTIMI I SPAK 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes nr. 105 të vitit 2023, me të pandehur Agim Loci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale…
Avokati i Popullit do hetojë procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe Policia. Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zonën e kthesës së Kamzës pak ditë më parë. Aktualisht, Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, ndërsa dyshohet sipas SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e…
Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur atë më “kriminel” se i penduari i drejtësisë që mban të njëjtin mbiemër, Nuredin Dumani. Ai akuzoi Dumanin se i ka ofruar Kastriot Ismailit lirimin e menjëhershëm për të inkriminuar Metën, por nuk ia doli. “Theksoj se brutaliteti, prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm, më antikushtetues në historinë e këtij vendi. Akt, të cilin nuk e gjeni dot, mjerisht, as në analet e diktatorit Hoxha. Së dyti, nuk…
Në 3 ditë radhazi bashkë me 3 ministra, kryeministri Edi Rama tentoi të justifikonte pensionet e ulëta, duke quajtur shkaktarë, biznesmenët që mashtrojnë me deklarimin e pagave të punonjësve e punësime në të zezë, për të paguar më pak sigurime e për të mos paguar fare. Është e vërtetë, që ka shumë biznese, të cilët deklarojnë vlerë pagash, në masën 30-40% të pagave reale që u japin punonjësve, madje kanë punonjës që nuk i regjistrojnë në tatime, mes tyre dhe kompani të mëdha. Gjatë afro 12 viteve pushtet, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar e ka kryer 5 aksione kundër mashtrimit…
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar (PBK) dhe ish-deputeti, Artur Roshi, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ai ka qëndruar për më shumë se 3 orë në SPAK lidhur me një kallëzim që është bërë nga një qytetar në qytetin e Sarandës. Ky i fundit e akuzon se ka kryer një ndërtim pa leje. Në një komunikim për mediat vetën Artur Roshi ka thënë se nuk ka asgjë gjë të tillë. “Nuk është se kam ndonjë interes për t’u shprehur para mediave, por meqë ju këmbëngulni, unë them se ishte një gjë rutinë që kishte të…